Lidhu me ne

Aktualitet

A do vinë në Shqipëri plehrat italiane që refuzoi Maroku?

A do vinë në Shqipëri plehrat italiane që refuzoi Maroku?

Dy muaj më parë, Maroku refuzoi, pas protestave popullore, importimin e një ngarkese prej rreth 2 500 ton mbetjesh nga Italia.

Qeveria marokene kishte vendosur në fillim të vitit lejimin e importit të mbetjeve në vend. Pas këtij vendimi, ajo arriti nje marrveshje me qeverinë italiane për të pranuar rreth 5,5 për qind të mbetjeve vjetore të Italisë, në total rreth 5 milionë tonë mbetje për një periudhë tre vjeçare.

Por këto vendime të qeverisë u pritën me zemërim nga qytetarët morokenë të cilët shprehën shqetësimin se mbetjet mund të përmbajnë elementë toksikë. Shqetësimet u rritën pas thirrjeve nga marokenë që jetojnë në Itali, të cilët pretenduan se plehrat kanë përmbatje të lartë kancerogjene.

Si rezultat, Maroku u përfshi nga protesta masive nga qytetaret të cilët kërkuan kthimin mbrapsht të një ngarkese prej 2 500 ton plehra që kishte mbërritur nga Italia në një nga portet e vendit dhe rindalimin e importit të plehrave.

Një peticion që u firmos nga mijra marokenë pohonte se mbetjet e mbërritura përmbanin “elementë toksikë” dhe bëri thirrje për të ndaluar planet për ta kthyer Marokun në një “qendër të grumbullimit të mbetjeve ndërkombëtare.”

garbage-italy-morocco-import-1
Mbetje të paketuara gati për t’u ngarkuar në një nga portet italiane

Nje koalicion i quajtur Koalicionë për Drejtësi Klimaterike i kërkoi qeverisë që të bënte publike amrrëveshjen me Italinë.

Kundërshtarët ngritën gjithashtu edhe pıkepyetjet mbi ligjshmerine në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të dërgimit të mbetjeve me rrezikshmëri në vende që nuk kanë kushte për trajtimin e sigurtë të tyre.

Qeveria marokene u mundua ta qetësonte popullsinë duke theksuar se plehrat ishin të parrezikshme, por këto pretendime u hodhën poshtë nga mjedisorët dhe përfaqësusit e shoqërisë civile.

Një nga ekologjistët kryesorë në vend, Benata Mohamed, e përshkroi situatën për Maroccon Times se “si zakonisht, autoritetet e vendit mbajnë fjalime ‘shumë të gjelbërta’ në dukje, por faktikisht është krejtësisht e kundërta.”

Si pasojë trysnisë popullore, qeveria marokene u terhoq nga marrëveshja me Italinë dhe rivendosi ndalimin e importimit të plehrave.

Tashmë qeveria italiane dhe kompanitë italiane janë duke kërkuar mundësi të tjera për dërgimin e mbetjeve që do t’i pranonte Maroku.

Me siguri, pas miratimit nga qeveria të importit të plehrave, Shqipëria do të jetë një destinacion i dëshiruar dhe i mundshëm i këtyre plehrave.

Në mënyrë të veçantë qeveria italiane ka premtuar çlirimin e plotë nga mbetjet të taverna de re giguliano, vend-grumbullimit të konsideruar të turpshëm në Terra dei Fuochi, pranë Napolit, ku në një sipërfaqe të barabartë me rreth 360 fusha futbolli janë depozituar rreth 500 mijë ton mbetje. Plehrat janë të paketuara për t’u asgjesuar përmes djegjes.

ecoballe-2-8
Pamje e fushave me mbetje në vend-grumbullimin Taverna del Re

Operazioni i çlirimit ka filluar dhe qeveria italiane por ai po shkon ngadalë. Krahas dërgimit të një pjese në qendrat të djegies brenda Italisë, shumica e mbetjeve është e destinuar për në vende të tjera.

Prandaj, Qeveria italiane është në kërkim të mundësive për të çuar në vende të tjera këto mbetje dhe sikurse bejne te ditur mediat vendase mbetjet kanë filluar të ngarkohen në anije, por ende nuk kanë marrë autorizimin nga vendet pritëse. Disa nga këto vende mund të jenë Portugalia, Bullgaria dhe Spanja, por që të cilat ende nuk kane autorizuar importin.

Deri tani, në rreth tre muaj që nga fillimi i operacionit të çlirimit të Terra dei Fuchi, janë hequr vetëm rreth 1 perqind të plehrave.

Marrëveshjet e siguruara me vendet të tjera janë të pamjaftueshme për çlirimin e plotë të vendgrumbullimit Taverna del Re dhe qeveria italiane është e dëshpëruar për të gjetur mundësi të reja

Historia e plehrave të Terra dei Fuchi është një histori ku përzjehen mafia, camorra, korrupsioni, politika, sikurse dëhmohet në kete raport të vitit 2006 të bashkimit të hsoqateve mjedisore italiane dhe në këtë reportazh fotografik.

Problemi kryesor i mbetjeve të kësaj zone është opinioni i përhapur gjerësisht se mbetjet e atjeshme mund të kenë përmbëjtje toksike apo kancerogjene, sikurse pretendoeht ndër të tjera ne historine e policit Roberto Mancini i cili bëri publik skandalin e plehrave, por që vdiq në vitin 2014 nga një lloj kanceri në gjak, pretenduar se është marrë nga kontakti me plehrat./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix8 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix8 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix8 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar9 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix9 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix9 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix10 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske10 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix11 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook