Lidhu me ne

Mix

Times Higher Education/ 10 UNIVERSITETET më të mira për vitin 2025

Times Higher Education/ 10 UNIVERSITETET më të mira për vitin

Zbuloni universitetet më të mira në mbarë botën me renditjen e universiteteve botërore të Times Higher Education 2025

Këtë vit, Times Higher Education, ka renditur më shumë se 2000 institucione nga 115 vende dhe territore. Vendi ynë nuk përfshihet në analizën e 2000 universitereve më të mira në botë, sepse qëndron ende shumë larg tyre.

Oksfordi mban vendin e parë për të nëntin vit radhazi, i përforcuar nga përmirësimet e rëndësishme në angazhimin dhe mësimdhënien në industri.


Kina afrohet më shumë me 10-shen e parë, duke rritur më tej ndikimin e saj kërkimor global.
Pesë universitetet më të mira të Australisë të gjitha rrëshqasin në renditje, për shkak të rënies së reputacionit dhe perspektivës ndërkombëtare.


Tre vende të reja i bashkohen 200 më të mirëve – Brazili, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – duke vënë theksin në rritjen e tregjeve në zhvillim në arsimin e lartë.

Times Higher Education/ 10 UNIVERSITETET më të mira për vitin

Renditjen e “Times Higher Education” e universiteteve më të mira në botë për vitin 2025 e dominojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe, ndërsa universitetet evropiane po shënojnë rënie.

Universiteti i Oksford ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë në botë për të nëntin vit radhazi, sipas listës, i ndjekur nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Princetonit që u ngjit nga vendi i gjashtë në vendin e katërt në 2025.

Universiteti i Kembrixhit mbeti në vendin e pestë, i pandryshuar nga viti i kaluar, ndërsa Universiteti i Stanfordit ra nga pozita e dytë në të gjashtën.

Institucionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ndanë të gjitha 10 vendet e para, d.m.th. shtatë prej tyre janë shkolla nga SHBA, dhe ato nga Britania e Madhe janë tre gjithsej.

Renditja bazohet në 18 tregues të performancës në pesë kategori, duke përfshirë mësimdhënien, mjedisin kërkimor, cilësinë e kërkimit, perspektivën ndërkombëtare dhe industrinë.

Lista e vitit 2025 tregoi gjithashtu një ndryshim në peizazhin global, me shumë universitete evropiane që ranë në renditje, ndërsa institucionet aziatike vazhduan të përmirësonin pozicionet e tyre globale.

Duke përjashtuar vendet dhe rajonet e tjera, tre universitetet më të mira në Evropë janë të gjitha nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfshijnë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Kembrixhit dhe Kolegjin Imperial në Londër.

Universiteti zviceran ETH Zurich u rendit i katërti në Evropë dhe i 11-ti në botë. Pasohet nga University College London (UCL), i cili ishte i 22-ti në botë.

Gjermania u përfaqësua gjithashtu në top 10 në Evropë, me Universitetin Teknik të Mynihut dhe LMU Munich të renditur respektivisht në vendin e 26-të dhe të 38-të në botë.

Universitete të tjera evropiane përfshinin Universitetin Kërkimor PSL të Francës dhe KU Leuven të Belgjikës, që të dyja siguruan vende në listën e 50 ​​​​më të mirave në botë.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook