Lidhu me ne

Aktualitet

Ramën e quajnë hajdut edhe analistët e majtë

img_20160924_010225

Skandali i miratimit të ligjit për importin e plehrave si rrallë herë ka bërë bashkë në qëndrime si opinionistët pranë qeverisë edhe ata që janë afishuar si kundërshtarë të saj. Kështu, faktin se Rama u detyrua të lëpinte atë që kish pështyrë tre vite më parë, kur abrogoi një ligj që ai e quajti vepër mafioze e ka bërë Mero Bazen të arrijë në konkluzioni se qeveria kapitulloi në mënyrë të pashpjegueshme, vetëm 9 muaj para zgjedhjeve, kur duhet të përpiqej te ishte sa më simpatike. Asaj që Bazes i duket si e pashpjegueshme, Andi Bejtja i vë një emër. Ai thekson se Rama u soll si biznesmen dhe jo si politikan. Në shpërthimin e tij të fortë Muç Nano shkon edhe më tej, ai e quan kryeministrin palaço të korruptuar me motivime mafioze. Ndërsa Artur Zheji, i cili ndryshe nga periudha e betejës kundër armëve kimike, me të cilat qe pro, tani ka reaguar fort kundër plehrave. Ai e ka quajtur miratimin e ligjit një « njollë që Rama i vuri pa teklif Partisë Socialiste, se vetveten, mjerisht për të dhe për ne që e kemi dashur si mik apo si një yll në ngritje, po e njollos përditë… »

Ashtu sikurse u pa Mero Baze në editorialin e tin në gazetën Tema « Kapitullimi i qeverisë » shqetësohet nga pyetja : si mundet që rilindasit e bënë këtë 9 muaj para zgjedhjeve ? Pse ata rikthyen me forcë argumenta që ishin po aq të vlefshme edhe në vjeshtën e vitit 2013 kur Rama e abrogoi këtë ligj. Ja seç shkruan ai : Kryesore në këtë debat, është pse qeveria hoqi dorë nga politika për t’u marrë me logjikë ekonomike në këtë çështje? Dorëzimi i saj politik, është një këmbanë alarmi, pasi nuk justifikohet nga asnjë llogari financiare. Të dorëzosh 9 muaj para zgjedhjeve pa qenë nevoja, një nga kuajt e betejës tënde politike, pa ta kërkuar njeri publikisht, por vetëm për argumenta teknike dhe financiare, është ose guxim i madh, i cili ose vjen nga një ndjesë e thellë për dëmin që i ke shkatuar biznesmenëve, ose nga një indiferencë e madhe për atë çfarë u ke premtuar qytetarëve ».

Por arsyen se përse u dorëzua qeveria që këkon Baze duket se e ka gjeturAndi Bejtja. Duke theksuar edhe ai absurdin e një vendimi të tillë para zgjedhjeve. « Pikërisht, pse jemi 8 muaj para zgjedhjeve qeveria po ul gjobat për biznesin, po flet për rritje rrogash etj etj. Si çdo qeveri po përpiqet të mbarojë disa vepra që të lerë gjurmë për mirë, pikërisht për këtë ditë. Përkundër gjithë këtyre përpjekjeve, duke e ditur të gjithë, pasi e ka dëshmuar edhe vetë që është një nga qeveritë që kujdeset më shumë se çdo gjë tjetër për fasadat, kujdeset më shumë se gjithçka për imazhin, pikërisht kjo lloj qeverie, shkon dhe varros pikërisht 8 muaj para zgjedhjeve një nga kauzat e veta me të mëdha morale, duke e ditur shumë mirë që do të ketë pasoja për të, madje duke rrezikuar dhe me mesazhin përfundimtar, pikërisht 8 muaj përpara zgjedhjeve: duke parë në Parlament për herë të parë pikërisht në një kohë gati fushatë, numrin e frikshëm 63 si mazhorancë. Çfarë tregon kjo? Thjesht, pastër, shqip, kjo tregon që kryeministri ka pushuar së menduari si politikan, thjesht po mendon si biznesman. Kaq lexohet qartë”.

Ndërsa Mustafa Nano shkon edhe më tej sesa etiketimi « Biznesmen » i Bejtjes. Për të Rama është një palaço peng i mafies: “Unë kam menduar për shumë kohë që kryeministri Rama ka ndërtuar një qeverisje të korruptuar dhe me këtë si të thuash isha shumë i interesuar që shikuesit të mos e kuptonin që kryeministri Rama është i korruptuar, sepse me thënë të drejtën nuk e kisha menduar që ai është i korruptuar. Por unë jam përfundimisht i bindur që ne kemi për kryeministër një njeri që është i korruptuar, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me ligjin mbi importimin e mbetjeve, madje unë nuk kam ide fare mbi ligjin në planin teknik. Nuk e di nëse ky ligj është i mirë apo i keq, nëse është i dobishëm apo i dëmshëm. Unë shoh flip-flop-et e këtyre njerëzve, unë shoh që para tre vjetësh apo dhe më shumë Rama dhe të vetët u ngritën kundër të njëjtit ligj, ndërtuan një kauzë të tyre mbi kontestimin e ligjit të plehrave, folën me publikun, dhe sot tre vjet më pas, pa e çarë kokën fare, pa u skuqur e pa u zverdhur, thonë një gjë të kundërt. Unë them që këtu thellë-thellë ka motivime mafioze, sepse vetëm motivime të tilla mafioze mund t’i detyrojnë njerëzit të bëjnë figurën e palaços”.

Ndërsa Artur Zheji në editorialin e tij në 360gradë “Turpi i madh i Shalësit të vogël”, ku ai merret me mbrojtësin e këtij ligji Eduart Shalsin, e sheh të keqen jo vetëm tek rama por edhe tek deputetët që e mbështetën atë tek ky krim: “Dhe këtu “metafora Shalësi”, fiton një vlerë të shtuar. Kryeministri, por përdor “çuna të mirë”, por pa rezistencë morale dhe të dobët, si Shalësi dhe si Bare, për të bërë alibinë e punëve të veta të pista që dikush ja kërkuar, ose e ka urdhëruar që të bëjë. Duke nxjerrë ekraneve këta lloj “Çunash tirone”, dhe fakti që këta lloj “Çunash”, i binden kësaj detyre, erëkeqe dhe ndjellakeqe për të gjithë shqiptarët, me të vërtetë mund të themi se Punët janë Keq dhe kryeministri që kemi, e mbërriti me një shpejtësi të pabesueshme, pikën e vet më të ulët /Lapsi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix6 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix6 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix6 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar6 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix6 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix7 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix7 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske7 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix8 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook