Lidhu me ne

Mix

Të ka mbërthyer depresioni i vjeshtës? Ndiq këto këshilla

Të ka mbërthyer depresioni i vjeshtës? Ndiq këto

Shumica prej nesh përballemi me një gjendje të njohur si melankolia e vjeshtës. Melankolia e vjeshtës ndodh kur jo vetëm natyra dhe peizazhet përreth përjetojnë ndryshimin, por edhe ne brenda vetes. Ka disa arsye pse e përjetojmë pak keq këtë ndryshim, por të gjitha të çojnë në një përfundim: Është procesi që ndodh në trup, ndryshimet duke filluar që me qarkullimin e gjakut dhe ngacmuesit e jashtëm të cilët na bëjnë të ndjejmë e përjetojmë nervozizëm, mungesë përqendrimi, humbje të fuqive, madje edhe probleme me gjumin.

Gjatë periudhës së vjeshtës, reduktohet numri i ditëve me diell e në vend të tij fillojnë reshjet dhe ditët me re të zymta. Dielli ka një impakt shumë të rëndësishëm të trupit tonë. Drita dhe rrezet e diellit janë anti-depresanti më i mirë, që largon ndjenjat e melankolisë dhe trishtimit e në vend të kësaj na ushqen me ndjenja pozitive dhe lumturie. Kjo për shkak se rrezet ultraviolet të diellit lëshojnë endorfinë- që njihet ndryshe si hormoni i të ndjerit mirë.

Kështu, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të jetojmë në këtë fazë paksa depresive të vjeshtës? Më poshtë keni disa sugjerime.

Kërko dritën, është mirë të dalësh e të bësh shëtitje në qiell të hapur, sidomos kur dita është me diell. Kur të jesh në shtëpi, mundohu të shmangësh zymtësinë dhe errësirën e qiellit natën. Mbyll perdet dhe të nesërmen në mëngjes, hapi dhe shijo sërish dritën e natyrës.

Jo të gjithë e përjetojnë shumë keq depresionin e stinës. Ekspertët thonë se niveli i depresionit dhe stresit lidhet edhe me gjenetikën. Thuhet se këta njerëz kanë një problem lidhur me neuro-transmetuesit në tru. Këto neuro-transmetues janë përgjegjës për gjendjen tonë emocionale.

Një nga shkaktarët kryesorë të depresionit është stresi. Çdo njeri sillet rreth katër sferave të jetës; Shëndeti, paraja, lidhjet interpersonale dhe lidhjet sociale. Nëse përjeton probleme në një nga këto sfera, të gjitha e ndjekin pas duke shkaktuar problemet me shëndetin mendor.

Çfarë duhet bërë konkretisht?

Fillimisht duhet të gjesh se çfarë të shkakton stres, e më pas të bëj gjithçka për ta eliminuar. Bëj sport, është një mënyrë shumë e mirë për të përballuar dhe ulur nivelin e depresionit. Mund të shkosh edhe në palestër të ushtrohesh e të mbash trupin dhe shëndetin në formë të mirë.

Skedulo gjërat që do bësh gjatë ditës: Mbaj shënim se kur shkon në punë, kur kthehesh, çfarë ushqimesh konsumon, çfarë pijesh e më pas shëno orën kur shkrihesh në shtrat. Është një ide e mirë për të mbajtur nën kontroll veten e gjithashtu të bësh plane për tu argëtuar në kohën e lirë.

Udhëto: Nuk ka ide më të mirë sesa të largohesh qoftë për pak ditë në ndonjë vend interesant dhe të qetë.

Sillu mirë me veten: Kjo këshillë vlen shumë për ata që janë shumë kërkues ndaj vetes dhe ndoshta e qortojnë veten në një masë që nuk duhet. Mendo gjëra pozitive edhe kur merr një lajm të hidhur.

Ndrysho ngjyrat e shtëpisë: Vjeshta është koha ku duhet patjetër ti ndryshosh ngjyrat e mureve apo perdeve në shtëpi. Lyej një faqe muri me ngjyrë të ndezur. Nëse jashtë bie shi me gjyma, ngjyrat e ndezura brenda shtëpisë nuk do të lenë të mërzitesh.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook