Mix
Si ta kuptoni se qeni juaj ka të ftohtë?
Stina e dimrit ka ardhur.
Gjatë kësaj kohe duhet të kujdeseni edhe më shumë për qentë tuaj, nesë ata janë duke qëndruar jashtë është koha për t’i bërë ata me vend më të ngrohtë.
Këto janë disa nga shenjat që mund t’i dalloni se qeni juaj ka të ftohtë:
Përveç dridhjeve nga i ftohti, një tjetër mënyrë për të kuptuar këtë gjë janë veshët e ftohtë.
Lëvizjet e ngadalta gjithashtu janë një shenjë që qeni duhet të futet brenda, nëse e vëreni që ai nuk po kalon mirë jashtë kjo është për shkak se ka shumë të ftohtë.
Këtë mund ta vëreni edhe nga bishti, i cili nuk lëviz dhe është një shenjë që ai po mundohet të ngrohë veten.
Nëse qeni juaj strehohet brenda ndonjë objekti natyrisht kjo është shenjë që po kërkon mburojë nga era, bora apo shiu.
Një gjë që duhet t’i kushtoni shumë rëndësi gjatë dimrit, janë shputat e tyre.
Ato lehtë mund të ngrihen veçanërisht nëse është borë, prandaj nëse shihni që qeni juaj ka filluar të çalojë duhet menjëherë të ngrohet, pasi kjo mund t’i sjell probleme serioze në shëndet.
Nëse vëreni që qeni juaj kalon shumë kohë në gjumë apo lëvizjet e tij janë shumë të ngadalta, këto gjithashtu mund të jenë shenja që qeni juaj ka apo ka pasur shumë ftohtë dhe rrezikon të përballet me hipotermi, prandaj duhet menjëherë ta fusni brenda dhe ta mbështillni. Nga Hipotermia qentë mund të kenë simptoma të ngjashme me ato që kanë njerëzit që vuajnë nga bronkiti dhe pneumonia.
Përveç kësaj, një profesor në Departamentin e Shkencave Veterinare, Universiteti i Milanos, dr. Scarpa thotë se “shpesh qentë kanë kënaqësi të hanë dëborë: kjo ndikon drejtpërdrejtë në fillimin e sëmundjes se gastritit”.
Së fundi, ne nuk duhet të harrojmë qentë e braktisur. Le të mendojmë për ta duke i futur në një kuti ose duke u përpjekur t’i gjejmë atyre një strehim të përshtatshëm!