Mix
Të ndarë apo bashkë? Ç’po ndodh mes Taylor Swift dhe Travis Kelce
Ka kaluar shumë pak kohë që Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk kanë bërë një paraqitje publike së bashku, që njerëzit të shqetësohen nëse ata janë ende bashkë. Megjithatë, burimet e afërta me çiftin thonë se po, janë bashkë dhe shumë mirë.
Thashethemet nisën pasi Tay mungoi në dy ndeshje të partnerit të saj, por një burim, u shpreh për ET:
“Taylor dhe Travis janë ende bashkë dhe po kalojnë mirë. Ai ka qenë i zënë me sezonin e NFL, ndërsa ajo ka shijuar pak kohë pushimi përpara koncerteve të ardhshme. Edhe pse Taylor nuk është aktualisht në turne, ajo është ende shumë e zënë me punë dhe duke planifikuar projektet e saj të ardhshme.”
Ky informacion vjen edhe pas raportimeve nga “Page Six”, që pohojnë se mungesa e Taylor-it në disa ndeshje të fundit të Chiefs nuk është një shenjë se ajo ka probleme me yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce. Një burim tjetër shpjegon se Taylor nuk është dukur vërdallë stadiumit sepse:
a) është thjesht e zënë
b) preferon të marrë pjesë vetëm në ndeshjet në shtëpinë e Chiefs, në stadiumin “Arrowhead”, për shkak të çështjes së sigurisë
“Nëse ajo shkon në një stadium që nuk është “Arrowhead”, ka shqetësime për sigurinë. Ajo ka punuar me “Arrowhead” disa herë dhe ekipi ndihet i sigurt dhe komod atje. Të shkosh në stadiume të ndryshme kërkon që të dërgohet një ekip sigurie përpara.”
Sa për ndeshjen e ardhshme që mund të ndjekë Taylor, Chiefs do të luajnë në “Arrowhead” javën tjetër që është ndeshja e fundit që Taylor mund të ndjekë para se turneu Eras të rifillojë këtë muaj në Miami.