Radar
Kur Rilindja të ringjall/ Niko Peleshi bën propagandë me pensionistin që ka ndërruar jetë
Tashmë është një panoramë e parë fakti që qeveria me në krye Edi Ramën, ringjallin dhe persona të vdekur vetëm për të plotësuar listën e tyre apo dhe për të përmbushur propogandën.
Dhe mesa duket nga shefi qenka `infektuar´ dhe kryetari i GP të Partisë Socialiste, Niko Peshi.
Në përpjekje për të amortizuar mashtrimin me rritjen e pensionve, eksponentë të mazhorancës, mes tyre edhe Peleshi, kanë mbushur profilet e tyre me të moshuar për të mbuluar mashtrimin e rritjes së pensioneve. gjë që ishte një tallje me rritje 4-mij lek të vjetra.
Denoncimin e ka bërë aktivisti i njohur korçar, Ilir Vrenozi, i cili i ka bërë thirrje Peleshit të mos përdorë edhe të vdekurit për propagandë.
“O Niko po si nuk te tha njeri bre, ke dy dite qe ke bere kete status… po Stavri ka vdekur o Niko, nuk e ndihmon dot më si pensionist … po hiqe kete status se ska lezet…. Stavri Jano ka vdekur o Niko vellai, gjej nje pensionist tjeter per foto e ti rritesh pensionin….”, thuhet në postimin e Vrenozit.