Komentatori politik Mustafa Nano foli dje në studion e lajmeve të TemaTv në lidhje me miratimin e ligjit për importin e plehrave.
Gjatë bisedës ai komentoi edhe situatën e përgjithshme politike në vend, vecanërisht ecurinë e qeverisjes Rama. Më poshtë ne po sjellim disa nga pohimet kryesore të tij:
– Situata tani për mua është më dramatike se kurrë në Shqipëri.
– Në kuptimin literal, kemi një klasë politike m-a-f-i-o-z-e.
– Kam përshtypjen se Rama e Co. do përfundojnë shumë keq.
– Kjo është një mazhorancë që mua përfundimisht më ka zhgënjyer, është një mazhorancë që unë nuk e shoh veten të përfaqësuar.
– Unë jam përfundimisht i bindur që ne kemi për kryeministër një njeri që është korruptuar, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me ligjin mbi importimin e mbetjeve.
– Rama ka më shumë se një vit që ka demonstruar se situata i ka dalë jashtë kontrrollit, ai nuk ka asgjë nën kontroll më.
– Vendi është nën kontrollin e një spontaniteti të rrezikshëm, apo e ca marrëdhënieve të çuditshme që qeveritarët kanë me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë, por zakonisht edhe me njerëz që janë të përfshirë me krimin.
– Sot tre vjet më pas, pa e çarë kokën fare, pa u skuqur e pa u zverdhur, thonë një gjë të kundërt [për ligjin e mbetjeve]. Unë them që këtu thellë-thellë ka motivime mafioze, sepse vetëm motivime të tilla mafioze mund t’i detyrojnë njerëzit të bëjnë figurën e palaços.
– Të mos harrojmë se në anën tjetër është një parti që është më e keqe sesa PS-ja.
– Dhe “common sense-i” më thotë në mënyrë paradoksale që është më mirë të qeverisemi nga një bandit delinkuent [Sali Berisha], se të paktën e dimë se kush është, sesa nga një njeri që nuk e ka veten nën dorë [Edi Rama].
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu