Radar
Në punë, asnjë nuk është superhero
Sipas disa studimeve të fundit të kryera në Universitetin e Çikagos, në ditët e sotme numri i punonjësve që ndihen të mbingarkuar në punë dhe që punojnë nën presion, është gjithnjë në rritje.
Shumë prej jush mund t’ju ketë ndodhur që të kaloni nga një projekt në tjetrin e kështu me radhë pa arritur që të përfundoni asnjërin prej tyre në kohën e duhur. Merrni frymë lehtë dhe mësoni të thoni “jo”.
Është shumë më profesionale të kërkoni kohën që ju duhet për realizimin e një projekti sesa të thoni që mund ta përfundoni brenda një afati më të shkurtër dhe të mos e dorëzoni në kohë. Mos merrni një projket të ri pa përfunduar të parin, sepse një gjë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me anën tuaj profesionale por mund t’ju shkaktojë edhe dëme të parikuperueshme në shëndet.
Problemi kryesor
Mos merrni përsipër më shumë detyra sesa mund të përmbushni, askush prej nesh nuk është superhero. Gjithashtu një prej gjërave më të rëndësishme është se marrja përsipër e më shumë përgjegjësive nga sa mund të përmbushim, mund të shoqërohet edhe me fjalë të tilla si “punë jo profesionale”, “bashkëpunimi jo i duhur” etj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu