Mix
Pesha e shëndetshme / Çfarë është një peshë e shëndetshme?
Pesha e shëndetshme Çfarë është një peshë e shëndetshme?
Pesha e shëndetshme është një numër i cili njihet për ulje të rrezikshmërisë ndaj një sërë sëmundjesh. Pavarësisht se rekomandimet e përgjithshme mbi peshën studiohen në nivel popullsie, pesha e shëndetshme ndryshon nga personi në person dhe varet nga faktor të ndryshëm si mosha, gjinia, gjenetika, trupi, historia mjeksore, stili i jetesës, dhe pesha përgjatë rinisë.
Pesha është vetëm një prej përcaktuesve të shëndetit. Indeksi i Masës Trupore (BMI), që mat peshën në bazë të gjatësisë, përdoret shpesh për të kuptuar nëse pesha aktuale është ajo e duhura.
Shtimi në peshë ndodh për një sërë arsyesh, ku përfshihen mjekime të ndryshme, shtatzania, stresi kronik, gjumi i keq, marrja e kalorive të tepërta, dhe mungesa e aktivitetit fizik. Mbajtja e një peshë konstante është e dobishme për çdokënd Mbaje peshën, mos shto Mbajtja e një peshe të shëndetshme ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, diabetit, hipertensionit dhe disa llojeve të kancerit. Pesha, madhësia e belit, dhe pesha e shtuar përgjatë të njëzetave mund të sjellin pasoja tek shëndeti.
Këto faktorn ndikojnë tek mundësia e zhvillimit të një sërë sëmundjeve, si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kancerit, artriti, gurët në tëmth, astma, infertiliteti, gërrhitja, apnea e gjumit etj. Shumica e të rriturve shtojnë rreth 0.5kg-1kg peshë në vit. Shtimi në peshë shton mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve kronike.
Sipas një studimi, gratë shtojnë nga 4kg deri në 10kg përgjatë të njëzetave kanë tre herë më shumë rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit të tipit 2 e gurëve në tëmth, krahasuar me ato që shtonin më pak.