Lidhu me ne

Mix

Përfitimet nga humbja e kileve të tepërta

Why it's so hard to lose excess weight and keep it off: The Biggest Losers'  experience - Harvard Health

Përfitimet nga humbja e kileve të tepërta

Nëse pas të njëzetave keni shtuar më shumë se 10kg, rënia në peshë mund t’ju duket diçka e pamundur. Kur pesha e tepërt nuk ju bën të ndiheni mirë, mund të keni tendencën të vraponi drejt mënyrave drastike të humbjes në peshë.

Por lajmi i mirë është se edhe një humbje rreth 5% e peshës tuaj aktuale ka shumë gjasa të sjellë përfitime shëndetsore, duke përfshirë përmirësim të presionit të gjakut, kolesterolit në gjak, sheqerit në gjak, lëvizshmërisë fizike dhe cilësisë së jetës.

Për të humbur kilet e tepërta në mënyrë të sigurt provoni këto këshilla:

• Ngadalë dhe me hapa të sigurtë. Personat që humbasin peshë ngadalë kanë më shumë gjasa të mos i rimarrin ato me kalimin e kohës. Kjo i lejon trupit të mësohet me ndryshimet dhe ulur edhe mundësinë e nepsit që vjen si pasoj e rënies së shpejtë në peshë.

• Monitoroni vazhdimisht veten: Kjo përfshin vendosjen e disa qëllimeve afat-shkurtra apo përdorimit të aplikacioneve të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë të mos humbisni motivimin e të krijoni zakone të shëndetshme të të sjellurit me ushqimin.

• Krijoni një sistem mbështetjeje: Studimet tregojnë se kontakti i vazhdueshëm me persona që ju mbështesin (qofshin miqtë, dietologu, mjeku, kolegë etj.) ju inkurajon në humbjen e kileve të tepërta.

• Zhvilloni zakone të shëndetshme të të ngrënit: Reduktimi i kalorive është një nga mënyrat më të mira të mbajtjes së peshës nën kontroll. Nga ana tjetër, kjo duhet të shoqërohet me një regjim ushqimor të qëndrueshëm e të shëndetshëm, si dieta Mesdhetare.

• Qëndroni aktiv: Aktiviteti fizik është një ndër komponentët më të rëndësishëm në mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe në parandalimin e shtimit në peshë. Nga ana tjetër, luan një rol të patjetërsueshëm tek mirëqënia dhe shëndeti juaj mendor. Disa persona kanë nevoj për më shumë aktivitet fizik se të tjerë për të parë përfitimet e dëshiruara.

• Kthejeni kujdesin ndaj vetes në prioritet: Në një shoqëri që jeton gjithnjë në nxitim, kujdesi ndaj trupit mund të mos jetë fare në mëndjen tuaj.

Duke i dedikuar kohë kujdesit ndaj vetes, në aspektin emocional, shpirtëror e fizik, mund të ndihmoni në promovimin e mbajtjes së një peshe të shëndetshme. Kujdesi ndaj vetes mund të ndihmoj në përmirësimin e humorit dhe nivelit të energjisë e motivimit.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

VIDEO/ Presidentit të Haitit Edgard Leblanc Fils nuk i mjafton gota

Ndoshta do të jetë gafa që do të hyjë në historinë e Asambleve të Përgjithshme të OKB. Ky është momenti...

Mix5 orë më herët

Donald Trump premton se do t`i japë fund luftës Rusi – Ukrainë

Donald Trump dhe Volodymir Zelensky do të takohen këtë të premte, 27 shtator, në Nju Jork, në Trump Tower. “Presidenti...

Mix5 orë më herët

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Finlanda sapo është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Raporti i Lumturisë Botërore, i lançuar në vitin 2012...

Mix5 orë më herët

Can Yaman largohet papritur nga mediat sociale, por pse?

Aktori i famshëm turk, Can Yaman arriti një sukses brenda natës pas punës së tij në serialin “Daydreamer”. Krahas Demet...

Mix5 orë më herët

6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri. Me anë të ushqimit përveç shijes...

Mix5 orë më herët

Johnny Depp: Nuk do e harroj kurrë traumën që më shkaktoi Amber

Johnny Depp rikujtoi debatin e tij me Amber Heard duke thënë se ai kurrë nuk do ta harrojë atë që...

Temporal7 orë më herët

16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar sipas Barometrit 2024

Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me...

Kryesore7 orë më herët

Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?

Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht...

Radar7 orë më herët

Kur nuk funksionon ligji, i zgjedhuri me votë kthehet në diktator!

Shkruar nga Spartak Ngjela A nuk e shihni që gjithçka ka qenë luftë për pushtet? Jeta e gjallë ka qenë...

Radar20 orë më herët

VIDEO-“O idiot, o k*qe kandari, do shkosh në burg”/ Si e paralajmëroi Mustafa Nano, Salianjin ?

Mustafa Nano Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka dënuar me një vit burg Ervin Salianjin për çështjen “Babale”. Por...

Facebook