Mix
Çfarë e shkakton shtimin në peshë?
Çfarë e shkakton shtimin në peshë?
1. Dieta: Sasia dhe cilësia e ushqimit të konsumuar ka një impakt të drejtëpërdrejtë tek pesha. 2. Faktorët gjenetik: Disa njerëz janë të predispozuar gjenetikisht të shtojnë peshë. Gjithsesi, kjo mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet të qëndruar aktiv, një diete të shëndetshme, dhe evitimit të zakoneve të pashëndetshme.
3. Mungesa e aktivitetit fizik: Aktiviteti fizik sjell një sërë të mirash tek shëndeti, duke përfshirë edhe reduktimin e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Aktiviteti fizik është një element kyç në mbajtjen nën kontroll të peshës.
4. Sresi: Stresi kronik mund të shkaktoj zakone të pashëndetshme në të ngrënë, si rritja e nievele të kortizolit që sjellin dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara e të ëmbla.
5. Gjumi jo i mirë: Studimet tregojnë një lidhje të drejtëpërdrejtë mes shtimit në peshë dhe gjumit jo të mirë ose jo të mjaftueshëm.
Përgjithësisht, fëmijët e të rriturit që nuk flen mjaftueshëm kanë tendencën të shtojnë në peshë.