Mix
Sa kohë duhet të kalojnë adoleshentët në telefon?
FOTO: The Good Brigade/Getty Images
Nëse keni një fëmijë ose adoleshent në shtëpi, atëherë tema apo debati më i zakonshëm dhe i përditshëm është ndoshta qëndrimi me telefon gjithë kohës. Ekspertja e shëndetit të adoleshentëve, Hina Talib, tregon në fakt se sa është koha normale për një adoleshent që mund ta kalojë para pajisjeve teknologjike.
“Si mjeke, ne vërtet kam filluar të largohemi nga koncepti i kohës fikse para ekranit,” thotë Talib. “Thjesht nuk na duket më shumë e dobishme, sepse adoleshentët mund ta kalojnë ditën e tyre nëpër ekrane edhe për edukim, për të komunikuar me prindërit etj. Në vend që të mendojmë për minutat dhe kohën para ekranit, ne duhet t’i shtyjmë të rinjtë të mendojnë për cilësinë e kohës para ekranit.”
Me fjalë të tjera, ka më pak rëndësi se sa minuta apo orë po shpenzojnë adoleshentët para telefonave, por llojin e përmbajtjes që konsumojnë. Mendoni se për çfarë po e përdorin ekranin dhe cili ishte qëllimi, tregon mjekja, duke shtuar se prindërit duhet të flasin me adoleshentët për këtë qasje.
Pra, diçka që e bën fëmijën tuaj adoleshent të ndihet mirë (të themi, duke kaluar një ose dy orë mesazhe me miqtë ose duke parë një dokumentar në Netflix) mund të konsiderohet një përdorim i mirë i kohës, krahasuar me diçka të padobishme.
Sa kohë duhet realisht të shpenzojnë adoleshentët në telefona dhe pajisje teknologjike?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) kanë vlerësuar se fëmijët nga 8 deri te 10 vjeç kalojnë rreth gjashtë orë para ekranit në ditë (në telefonat e tyre ose pajisjet e tjera), 11-14-vjeçarët konsumojnë deri në nëntë orë në ditë dhe moshat 15-18 vjeç janë në kufirin 7.5 orë. Dhe këto shifra duken shumë, apo jo?
Por, ekspertja e shëndetit thotë se nuk duhet të shqetësoheni më për orët që ata shpenzojnë në telefona dhe pajisje të tjera teknologjike, por si i kalojnë dhe çfarë materialesh shohin.
Me sa duket, shumë prindër mund të marrin frymë të lehtësuar pas këtij artikulli.
Burimi: Pure Wow