Lidhu me ne

Kritike

Po na bëhen kriminelët si njerëzit e shtëpisë

Po na bëhen kriminelët si njerëzit e shtëpisë

Nga Çapajev Gjokutaj

Në ekran shfaqen vile rrushi të mëdha e të mbushura. Ngjyra e kuqërremtë përzier me pak të blertë, bën që vetiu të ndjesh në gojë shijen e ëmbël dhe gjithë lëng. Pastaj shfaqen hardhi sa një bojë njeriu, rresht njera pas tjetrës në një hapsirë që ngjan si e qendisur për merak. Subtitrat e lajmit thonë ‘Emigranti që u bë vreshtar’ dhe gazetarja tregon historinë e një burri në të dyzetat që, pas vitesh pune në vreshtat e Sicilisë, u kthye në vendlindje, një nga fshatrat e Lushnjës, dhe nisi të kultivonte varietetin që kishte marrë nga përtej detit.

Më bën përshtypje që ky njeri i punës dhe i suksesit shënohet në tiutll thjesht si ish emigrant, emri i tij përmendet kalimthi vetëm një herë nga gazetarja, ndërkohë që gjatë javës kam parë një mori lajmesh për krime, shumica e të cilëve qysh në titull shpallin me të madhe emrin e kriminelit. Me një fjalë na serviret një pamje kokëposhtë: përmenden në publik ata që bëjnë keq dhe i lihen anonimatit ata që bëjnë mirë.

Dukuria bëhet më shqtësuese ngaqë lajmet për njerëz të punës e të sipërmarrjes janë fare të pakta si sasi dhe vendosen zakonisht në rubrika të veçant në të mbaruar të emisioneve të lajmeve, zamonisht në fundjavë. E kundërta ndodh me lajmet për krime e kriminelë që, si rregull zenë kreun e vendit, janë të shumtë dhe vërshojnë ekraneve, gazetave e portaleve 24 orë në 24.

Një specialist komunikimi do thoshte se këtu s’ka ndonjë gjë të veçantë, kudo lajm i mirë është lajmi i keq. Më shqeto kjo do të thotë se ngjarjet tronditëse e negative si vrasje, trafikim, aksidente etj. prestojnë për t’u bërë lajm më shumë sesa gjërat pozitive, mbase nga që ngjarjet me plumba, gjak,  hetime, arrestime etj. ndodhin tak-fak, kurse ngjarje si krijimi i një vreshti model etj. shtrihen në vite e s’para bien në sy.

Më tej akoma, do sqaronin specialistët e komunikimit, edhe njerëzit në përgjithësi janë më të prirur të dëgjojnë e të ndjekin lajme të këqija, jo se kjo u pëlqen apriori, por se është një një prirje e stamposur në gene: gjatë dhjetra mijëra viteve evolucion kanë mbijetuar më shumë njerëzit që përqëndroheshin me përparësi tek rreziqet dhe përpiqeshin të mbroheshin prej tyre.


Një analist i specializuar për të trajtuar probleme të medias në përditshmëri do prirej nga shkaqe më konkrete dhe do ta lidhte anomalinë ‘kriminelët në pah, njerëzit e punës dhe të sipërmarrjes në hije’, me shkaqe më konkrete si psh komoditeti i gazetarëve. Është shumë më lehtë të gjurmosh lajme nga komunikatat e policisë dhe të organeve të tjera ligjzbatuese se sa të rropatesh poshtë e lartë vendit për të gjetur e hulumtuar gjëra të rendësishme por jo të bujshme.

Një sociolog do t’i shpërfillte mbase shkaqet dhe do na shtynte të përqëndroheshim tek pasojat e anomalisë në në fjalë. Mund të argumentonte psh se krimet janë më të shumta në ekrane, gazeta e portale sesa në jetë dhe ky shpërpjestim krijohet ngaqë mediat kërkojnë me përparësi sensacionalen, rrjedhimisht edhe krimin e kriminelët. Mund të shtonte pastaj se krijimi i kësaj pamjeje fiktive e kokëposhtë sjell dy gjëra të këqia, paçka se të kundërta me njera tjetrën.

Duke kultivuar bindjen se jetojmë në një shoqëri të mbytur nga krimi, mund ta shtyjnë shikuesin a lexuesin në një lloj apatie  që do të përmblidhej te klithma hamletiane: kjo botë u shthur, o parpësi o dreq, po unë s’marr mundimin të të ndreq. Në këtë klimë njeriu gradualisht humbet ndjeshmërinë ndaj dhunës në botën reale, gjë që potencialisht shpie në apati por edhe në mungesë ndjeshmërie ndaj viktimave.

Por mund të ndodhë dhe e kundërta, raportimi overdozë dhe  i sensacionalizuar i krimit mund të krijojë një ndjenjë të shtuar frike tek publiku. Kjo do të shpinte në perceptim të ekzagjeruar të rrezikut, në dyshime gati gati paranojake  ndaj njerëzve që kemi për rreth dhe rrjedhimisht në ulje të kohezionit social, që e kemi të ulët edhe pa ‘kontributin’ e gazetarisë së sensacionit.

Kriminelët po na bëhen si rob shtëpie dhe kjo është për t’u shqetësuar, se siç thoshte i pari: Po fjete me qen, me pleshta do gdhihesh…

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix5 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar5 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar5 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix5 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix6 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix6 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix6 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix6 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar6 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook