Lidhu me ne

Kryesore

Nga drejtuesit politik të fushatës te ironia me kundërshtarët e premtimet, gjithçka tha Rama në Asamblenë e PS-së


Partia Socialiste mblodhi Asamblenë e Përgjithshme ku caktoi emrat e drejtuesve politikë.

Në fjalën e tij kryetari Edi Rama u sigurua që përveç organizimit të zgjedhjeve të komentonte opozitën, punën e qeverisë gjatë këtyre viteve apo edhe premtime për të ardhmen.

Ai foli se si do jetë përbërja e listave për deputetë ku i sfidoi “xhaketat e vjetra” me lista të hapura dhe në të mbyllurat të jenë emrat e rinj.

Rama nuk la pa ironizuar kundërshtarët politikë madje bëri edhe një parashikim humbës për ta në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtimin politik të qarqeve Rama ja u besoi sërish emrave që deri më tani e kanë provuar një detyrë por nuk la pa promovuar edhe disa të rinj në oborrin e tij politik nga radhët e kryebashkiakëve.

Përbërja e listave për deputet

Rama e nisi Asamblenë duke dhënë direkt idenë e përbërjes së listave për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Brenda 6 muajsh do të zgjidhet skuadra e re që do të zbresë zyrtarisht në fushatë elektorale dhe sqaroi se cilët kandidatë do të jenë në listën e hapur dhe cilët në listën e mbyllur.

“Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra të zbresë zyrtarisht në fushë, skuadra jonë e re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2023 . Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësueses sonë do të jenë 187.  140 në listën e votimit për garën e hapur  në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve dhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët.

Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja,” tha Rama.

Ironia me drejtuesit politikë të PD

Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa bërë as ironi me shpalljen e drejtuesve politikë të fushatës së Partisë Demokratike.

Ai i cilësoi emrat humbës kronikë.

“Kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Njësoj si mua dhe juve për një moment u iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri, të njëjtët që e nxorën sa e sa herë fitimtar lulin e shkretë dhe tani do ta vulosin fitoren në penxheren e katit të 8. Dhe pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës dhe PS. Diktatura jonë është si diktatura e Partizanit të Gim Fagut dhe Gim Çaçit në fushën e basketbollit që kur hyje në nxemje të dukeshin të dobët dhe thoje sot do t’i rrahim”-tha Rama.

Parashikimi për mandatet e PD

Rama u shpreh u vendosur për fitoren e PS-së madje sipas tij humbja e PD-së do jetë shkatërrimtare.

Ai parashikoi se PD-ja nuk do marrë më shumë mandate se sa mori në vitin 1997.

“Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës të saj”-deklaroi Rama.

Premtime e ndëshkime

Rama njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se kush nuk deklaron pagat do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike.

Nga java e dytë e muajit, tetor Rama tha se do nisë plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, duke thënë se sipërmarrjet që fshehin pagat reale po vjedhin edhe atë çka u takon pensionistëve.

“Këta të diplomave të Kristalit dhe të titujve dhe dokumenteve të Facebook, i konsiderojnë pensionistë si një trumë që shkon qorrazi pas PS. Po pensionistët këtyre i japin jo ujë në bisht të lugës, por i japin lugën që kur ata të venë në shtëpi të kuptojnë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më mirë se kush do tjetër që o rrit PS, o nuk i rrit asnjë prej atyre që e shohin Shqipërinë si shesh për përsheshet e veta dhe i marrin shqiptarët si budallenj që mund të hanë 3 herë për djathë atë sapun, qoftë kur është me të njëjtën ngjyrë, qoftë kur serviret me forma të tjera, ai lloj djathi i bërë me ujin e detit të kthyer në kos është thjesht i njëjti sapun.

Javën e dytë të muajit të ardhshëm do nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen  pensioneve, por do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund ët them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për pasojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike”, tha Rama.

Mos-tërheqja nga nisma anti-korrupsion

Kryesocialisti Rama, komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj.

Rama tha se ai projekt do të vijojë deri në fund, pavarësisht nëse opozita merr ose jo pjesë.

 “E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE.  Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë më pak, sesa kori i atyre që e përsërisnin këtë deri 10 vite më parë, prandaj është edhe për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta kur të nxjerrim një ekip drejtues për zgjedhjet”, tha ai.

Drejtuesit politikë, emra të rinj dhe largime

Kryesocialisti Edi Rama zbuloi  emrat e drejtuesve politikë të PS në 12 qarqet e vendit të cilët do të kryesojnë fushatën zgjedhore të 2025.

Në përbërjen e re shihen zhvendosje një lëvizje që Rama e ka bërë gjithmonë me drejtuesit politike, por edhe emra të rinj, kryesisht me kryetarë bashkiakë që marrin një rol më të rëndësishëm politik.

Qarku i Tiranës do ketë tre drejtues politikë, ndërsa Shkodra i është besuar Benet Becit. Edhe në Durrës dhe Berat qarku do drejtohet nga kryetari i bashkisë më të madhe.

Ajo që vihet re është mos pasja e një vendi për Blendi Klosin apo edhe Damian Gjiknurin.

Ndërsa Taulant Ballës i ka dhënë një detyrë drejtuesi për Diasporën.

Qarku Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës: Emirjana Sako

Qarku Shkodër: Benet Beci

Qarku Lezhë: Ulsi Manja

Qarku Kukës: Pandeli Majko

Qarku Elbasan: Arbjan Mazniku

Qarku Fier: Belinda Balluku

Qarku Korçë: Niko Peleshi

Qarku Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Qarku Berat: Ervin Demo

Qarku Vlorë: Bledi Çuçi

Qarku Dibër: Blendi Gonxhe

Drejtuesi politik për Diasporën: Taulant Balla

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook