Mix
Alice Walton, gruaja më e pasur në botë
Trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, ka marrë sërish titullin e gruas më të pasur në botë.
Sipas Forbes , Walton ka rrëzuar trashëgimtaren franceze të L’Oreal, Francoise Bettencourt Meyers, duke u bërë gruaja më e pasur në planet për herë të parë që nga viti 2022.
Walton, 74 vjeç, është vajza e vetme e themeluesit të ndjerë të Walmart, Sam Walton.
Pasuria e vlerësuar e Walton tani është 89.1 miliardë dollarë dhe e Meyers është 88.4 miliardë dollarë, thotë Forbes.
Dy miliarderët kanë luftuar për supremacinë e gruas më të pasur prej vitesh. Meyers e rrëzoi Walton nga pozita e saj në 2019 , më pas Walton u ngjit përsëri në krye në 2020.
Sipas Forbes, Walton është personi i 21-të më i pasur në botë.