Lidhu me ne

Mix

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Kjo javë bën bashkë kombinimin më të mirë të mendjes, trupit, zemrës dhe shpirtit. Hëna e re në Virgjëreshë të inkurajon të mendosh se rutina, zakonet dhe shëndeti të përgatisin drejt suksesit, ndaj nuk duhet kurrsesi t’i neglizhosh.

Më pas, Marsi do të hyjë të mërkurën në Gaforre, duke i zhvendosur qasjet dhe motivimet e tua drejt nevojave të reja që lidhen me emocionet dhe sigurisë së shtëpisë dhe familjes. Kjo energji do të zgjasë deri më 4 nëntor. Më tej, Dielli dhe Saturni do të të motivojnë të përqendrohesh në arritjen e qëllimeve të vogla, por të rëndësishme, të cilat lidhen veçanërisht me çështjet e zemrës dhe shërimit.
 
Dashi
 
Mos i ndërliko gjërat, i dashur Dash! Hëna e re në Virgjëreshë të motivon të rishohësh edhe një herë rutinën që ke ndjekur dhe të vendosësh qëllime të reja dhe të realizueshme për shëndetin tënd. Marsi hyn në Gaforre të mërkurën zhvendos fokusin te familja dhe shtëpia, duke të të nxitur të merresh më shumë me sigurinë emocionale. Do të mund të balancosh punën dhe mirëqenien personale.
 
Demi
 
Ti je dhe ke një forcë jashtëzakonisht krijuese, Dem! Hëna e re në Virgjëreshë të fton ta shtosh kreativitetin në jetën tënde dhe të gjesh gëzim në jetën tënde të përditshme, duke përqafuar gjërat që lidhen me dashurinë, bukurinë dhe paratë. Marsi do të hyjë në Gaforre, për të theksuar komunikimin dhe mësimin, ndaj qëndro një person kureshtar për të marrë vesh ato që të interesojnë.
 
Binjakët
 
Nuk ka asnjë vend si shtëpia, Binjakë! Hëna e re në Virgjëreshë të ofron një fillim të ri në jetën tënde familjare dhe në hapësirën e shtëpisë dhe kjo është padyshim një periudhë perfekte për të zvendosur qëllime të reja në hapësirën tënde të shenjtë. Marsi në Gaforre e çon përqendrimin tënd në lidhjet emocionale dhe në financat, të cilat dukshëm, nuk i ke pasur prioritet. Do të kesh qasje të reja në mënyrën se si i sheh shpenzimet e tua.
 
Gaforrja
 
Përdori fjalët me mençuri, e dashur Gaforre! Hëna e re në Virgjëreshë, e cila do të ndriçojë qiellin e së hënës, të inkurajon të përmirësosh aftësitë e tua në komunikim dhe të angazhohesh në biseda të reja, domethënëse. Marsi hyn të mërkurën në shenjën tënde dhe sjell një rindezje energjie që të fuqizon të ndjekësh qëllimet e tua të reja. Dielli dhe Saturni të nxisin të zgjerosh perspektivën dhe të fitosh më shumë qartësi në vendimet që do të marrësh.
 
Luani
 
Kjo javë sjell më shumë bollëk për shenjën tënde. Hëna e re në Virgjëreshë thekson vëmendjen ndaj financave, duke e bërë këtë periudhë ideale për vendosjen e synimeve të reja në lidhje me shpenzimet dhe kursimet. Marsi hyn në Gaforre të mërkurën dhe të nxit që të tërhiqesh pak dhe të karikohesh sërish për t’u rikthyer fuqishëm.
 
Virgjëresha
 
Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Hëna e re në shenjën tënde përkon me momentin e përsosur për të vendosur edhe një herë qëllime të qarta në nisjen e projekteve të reja që do të përputhen me mirëqenien dhe versionin tënd më të mirë. Marsi do të hyjë në Gaforre dhe do të sjellë më shumë energji për jetën tënde shoqërore, duke të të nxitur të rilidhesh me miq të vjetër, pse jo dhe me kauzat që ke dëshirë të ndjekësh.
 
Peshorja
 
Hëna e re në Virgjëreshë të fton të përqendrohesh në rritjen tënde shpirtërore dhe të ndërmarrësh një pushim nga kaosi që mund të jetë duke të të shqetësuar. Vendos veten si prioritet. Marsi hyn në Gaforre dhe e zhvendos fokusin te karriera, duke të drejtuar drejt lirisë dhe suksesit tënd personal. Saturni dhe Dielli do të krijojnë ca fërkime mes jetës tënde publike dhe asaj private, ndaj është mirë të vendosësh kufij dhe të mbrosh mirëqenien tënde.
 
Akrepi
 
Miqësia është çelësi, Akrep. Hëna e re në Virgjëreshë të inkurajon të vendosësh qëllime në rrethin tënd shoqëror dhe të shoqërohesh me miq që mbështesin dhe janë në të njëjtën linjë me pritshmëritë e tua. Marsi hyn në Gaforre të mërkurën dhe rrit dëshirën tënde për aventura dhe edukim.
 
Shigjetari
 
Urime paraprakisht, Shigjetar! Hëna e re në Virgjëreshë është ideale për të vendosur qëllime në karrierë dhe për të punuar shumë që t’i arrish ato. Marsi hyn në Gaforre të mërkurën që të zhvendosë fokusin te thellimi i lidhjeve emocionale dhe ndërtimi i një besimi më të madh në marrëdhëniet ndërpersonale.
 
Bricjapi
 
Udhëtim të mbarë, Bricjap! Hëna e re në Virgjëreshë të fton të zgjerosh horizontet e tua përmes udhëtimit dhe edukimit. Marsi që hyn në Gaforre të mërkurën sjell fokusin në marrëdhënie që ndikojnë në shërimin tënd shpirtëror. Do të fuqizohen aftësitë e tua të komunikimit dhe do të mund të përqafosh një qasje më pozitive dhe optimiste.
 
Ujori
 
Shko më thellë dhe eksploro më shumë, Ujor! Hëna e re në Virgjëreshë është një periudhë mjaft e fuqishme për të vendosur qëllime të reja rreth intimitetit dhe transformimit personal. Me Marsin që hyn në Gaforre gjatë ditës së mërkurë, rutina jote e përditshme do të kërkojë ndryshime të reja dhe më shumë vëmendje, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin tënd. Dielli dhe Saturni të nxisin që të ndërgjegjësohesh edhe më tepër në lidhje me qëndrimet e reja që duhet të kesh, falë veprimeve të vogla, por të qëndrueshme.
 
Peshqit
 
Ti e di që të kundërtat tërhiqen dhe e ke provuar disa herë këtë teori. Hëna e re në Virgjëreshë do të përqendrohet më së shumti në marrëdhëniet që ti ke krijuar. Dallimet janë ato që sjellin këndvështrime të reja, ndaj në vend që t’i kritikosh, përqafoji ato. Marsi në Gaforre do të rrisë energjinë tënde krijuese, duke e bërë këtë periudhë fantastike në shprehjen e mendimeve dhe ndjesive të tua.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix11 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix11 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix11 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix11 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix11 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix11 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar11 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix13 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix13 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook