Lidhu me ne

Mix

Milton Friedman – PORTRETI i një kolosi të mendimit ekonomik

Milton Friedman - PORTRETI i një kolosi të mendimit ekonomik

Në momentin që Milton Friedman do të merrte medaljen e Çmimit Nobel të vitit 1976 nga mbreti i Suedisë, një protestues – i maskuar mirë dhe me kravatë të bardhë – shkaktoi një incident. Mes habisë nga publiku, i riu bërtiti: “Poshtë kapitalizmi, liri për Kilin!” 

Një vit para se ti jepej Çmimi Nobel për Ekonomi, Friedman ishte takuar me Augusto Pinochet për të diskutuar politikën ekonomike. Me grushtin e shtetit të Pinochet-it të vitit 1973, ende e freskët si ngjarje dhe e dhimbshme, shumë nga të majtët e denoncuan Friedman-in si një “apologjet i juntës dhe ungjilltar i kapitalizmit të shfrenuar”.

Policia e largoi shpejt demonstruesin dhe ceremonia rifilloi. Por për mijëra të pranishëm jashtë, ishte e qartë se profesori i vogël, në shtat, ishte kthyer në një kolos, ekonomisti më i famshëm – edhe pse për disa më “famëkeq” – në botë.

Si ekonomist dhe këshilltar politik, Friedman mbetet në mesin e mendimtarëve më të mëdhenj të epokës së pasluftës. Në panteonin e ekonomistëve të shekullit të 20-të, për nga imfluenca akademike vetëm John Maynard Keynes e kalon atë. Si një ideolog i tregut të lirë, Friedman, i cili vdiq në vitin 2006, në moshën 94-vjeç, zë një vend të diskutueshëm, diku midis profetit dhe manivelit në varësi të prirjeve politike.

Por që ai pati një ndikim aq të veçantë dhe të madh në botën akademike, kjo është e padiskutueshme. Për Friedman, Jennifer Burns shkruan në biografinë e saj të re se, “ishte një shtytës kryesor në tranzicionet ekonomike qendrore të shekullit të kaluar”. Ai ndoqi shkatërrimin e rendit të laissez-faire gjatë Depresionit të Madh, u bë ekonomist me peshë gjatë ndërtimit të rendit të “New Deal” dhe më pas kontribuoi në zëvendësimin e tij me rendin neoliberal.

Shumë nga idetë e tij mbeten ende të diskutueshme ndërsa edhe pse nuk jeton më, koha i jep të drejtë.
“Unë jam pro legalizimit të drogës. Sipas sistemit tim të vlerave, nëse njerëzit duan të vrasin veten, ata kanë çdo të drejtë ta bëjnë këtë. Shumica e dëmit që vjen nga droga është sepse ato janë të paligjshme” – thoshte nobelisti i shquar mbi debatin e disa dekadave më parë, debat që vazhdon ndërsa legalizimi i lëndëve narkotike vazhdon të pëhapet në shkallë globale si zgjidhja më ideale.

Ndërsa studionte në Universitetin e Çikagos në vitet 1930, Friedman përvetësoi filozofinë e tregut të lirë të përqafuar nga Frank Knight dhe akademikë të tjerë të cilët ndanin të njëjtat ide me të. Mendimi i tij për qeverinë dhe tregjet ishte i rrjedhshëm gjatë dekadës që pasoi – ai votoi për Roosevelt dhe madje punoi në Uashington gjatë presidencës së tij – por shumë shpejt Friedman u bë eksponenti kryesor i shkollës neoliberale të Çikagos. Ishte aq i rëndësishëm në formësimin e mendimit ekonomik, argumenton Burns, në “Milton Friedman, Konservatori i fundit”, saqë ne nuk mund ta kuptojmë sistemin e sotëm ekonomik pa e kuptuar atë.
Siç vëren Burns, “Shumë aspekte të botës sonë bashkëkohore që sot duken të zakonshme e kanë origjinën e tyre në një nga idetë në dukje ‘të çmendura’ të Friedman”.

Për të marrë një shembull: pas Luftës së Dytë Botërore, elita ekonomike e kohës bëri thirrje për një kurs këmbimi fiks, siç edhe u shpreh në marrëveshjet e Bretton Woods. Por në vitin 1953, Friedman argumentoi në një ligjetatë të shkëlqyer se kurset e këmbimit duhet të përcaktohen nga tregu ashtu si çdo çmim tjetër. Megjithëse pak e morën idenë seriozisht në fillim, 20 vjet më vonë Bretton Woods u shemb, monedhat kryesore filluan të tronditeshin dhe ideja e Friedman u pranua gjerësisht.

Me revolucionin kejnsian, ekonomistët përqafuan ndërhyrjen e qeverisë përmes shpenzimeve dhe taksave (politika fiskale) për të stabilizuar ekonominë, ndërkohë që ata e konsideronin veprimin e bankës qendrore mbi normat e interesit dhe ofertën monetare (politika monetare) si joefektive. Friedman e sfidoi këtë pikëpamje, duke argumentuar jo vetëm se politika monetare ka rëndësi, por se sasia e parasë është thelbësore për përcaktimin e prodhimit dhe çmimeve, dhe se bankat qendrore duhet të synojnë vazhdimisht rritjen e ofertës monetare.

Akoma më e habitshme, ai u zhyt në histori, një fushë që e lënë pas dore zakonisht ekonomistët, duke shkruar “Historinë Monetare të Shteteve të Bashkuara” me Anna Schwartz-in. Ndërsa fiksimi i Friedman-it mbi ofertën e parasë mbetet ende sot në modë – marrëdhënia midis ofertës monetare dhe inflacionit nuk është më aq e fortë, sepse bankat qendrore po i rregullojnë normat e interesit në vend që të nxisin ofertën e parasë.

Përtej debateve akademike, Friedman ishte një kryqtar për lirinë, ose të paktën mbi nocionin e tij të lirisë. Duke pasur parasysh mbirregullimin në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore – për të mos përmendur kontrollet mbytëse të bllokut komunist – avokimi i tij për të mbrojtur tregjet e lira ishte meritë më tepër se çdokujt tjetër në pesë dekadat e fundit.

Megjithatë, po të ishte gjallë sot, ndoshta do të vinte në dyshim se çfarë ka ndodhur me lëvizjen konservatore( e djathta) së cilës ai iu dedikua aq shumë për të energjizuar. Burns shqetësohet se Friedman është “konservatori i fundit” i llojit të tij, pasi mbështetja për tregjet e lira dhe tregtinë i ka lënë vendin renditjes së populizmit dhe tregtisë konspirative. Si një kampion i konkurrencës, Friedman me realitetin që po jetojmë me siguri do të kishte shansin për të goditur edhe një herë.

Friedman ishte “alergjik” nga ndërhyrjet e vazhdueshme qeveritare për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Zgjidhja e qeverisë për një problem është zakonisht po aq e keqe sa edhe vetë problemi” – nënvizonte ai.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook