Lidhu me ne

Mix

Gjërat që nuk i dinit për alergjitë e vjeshtës

Stina e alergjive të forta/ Si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Stina e alergjive të forta/ Si të mbroheni nga sëmundjet e

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash.

Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe.

Sidoqoftë, teshtimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës.

Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

Gjërat që nuk i dinit për alergjitë e vjeshtës

Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve.

Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë.

Rënia e gjethëve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë.

Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji dhe astmë.

Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun.

E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më gjatë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa këshilla praktike se si të përballoni stinën e vjeshtës dhe alergjitë.

Kujdesuni për stomakun

Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

Kujdes me ushqimet

Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkooli përmbajnë substanca irrituese për organizmin.

Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë.

Në tetor duhet të shmangni bananet, shalqinin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh, të cilat shkaktojnë alergji.

Gjithashtu kujdes duhet të tregoni me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye si më lart.

AgroWeb.org ju rekomandon që nëse vëreni shenja alergjie pas konsumit të tyre, konsultohuni me një mjek.

Ushqehuni me perime me ngjyra

Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

Higjiena

Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët.

Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt.

Nëse punoni në kopsht, mbani doreza dhe maskë.

Për frymëmarrjen

Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve.

Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.

/AgroWeb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook