Mix
Adele vendosi një rekord të ri botëror, hyn në Guinness me koncertet e saj në Mynih
Me performancën e mbrëmshme në Mynih, diva muzikore Adele përfundoi një seri prej 10 koncertesh në këtë qytet gjerman.
“Adele in Mynich” quhej turneu i këngëtares britanike, pasi dy vite më parë nisi një seri performancash në Las Vegas.
Turneu me dhjetë data, i cili përfshinte dy shfaqje në javë, filloi më 2 gusht dhe përfundoi më 31 gusht.
Përveç faktit që është i vetmi turne evropian, vëmendje të veçantë tërhoqi hapësira e ndërtuar me qëllim në Messe Munchen, e cila kushtonte deri në 100 milionë funte dhe kishte një kapacitet deri në 80 mijë vizitorë në ditë.
Edhe pse është projektuar kryesisht për koncertet e saj, do të përdoret edhe më pas. Është stadiumi i parë portativ, instalimi i të cilit zgjati vetëm disa javë, ndaj nuk do të jetë e vështirë ta çmontoni sërish dhe ta vendosni në një qytet krejt tjetër.
Adele arriti të vendosë një rekord të ri botëror. Libri i Rekordeve Botërore Guinness konfirmoi zyrtarisht se Adele kishte “ekranin më të madh LED”.
Çdo natë përfshinte 22 këngë, e disa prej tyre janë: “Set Fire to the Rain”, “Hello”, “One and Only”, “Easy On Me”, “Love In The Dark”, “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You”.