Lidhu me ne

Radar

Trump habit me deklaratën për kryeministrin kanadez: Justin Trudeau është djali i Fidel Kastros!

Trump habit me deklaratën për kryeministrin kanadez: Justin Trudeau

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i rikthehet polemikave me një tjetër deklaratë të diskutueshme dhe këtë herë për kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Në librin e tij të ardhshëm, Save America, ish-presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të jetë djali i liderit komunist Fidel Castro.

Justin Trudeau dhe unë shkuam shumë mirë, por kishte dallime të natyrshme në atë që ai është shumë Liberal, dhe unë, për ta thënë butë, nuk jam“, shkruan Trump në një fragment të marrë nga Daily Mail .

 “Nëna e tij ishte e bukur dhe e egër. Në vitet 1970, ajo do të shkonte në ‘klubbing’ me Rolling Stones, por ishte e lidhur disi edhe me Fidel Castron. Ajo tha se ai ishte ‘mashkulli më seksi që kam takuar ndonjëherë’ dhe shumë njerëz thonë se Justin është djali i tij”, shton më tej Trump.

Trump pranon se Trudeau është në dijeni të thashethemeve të kahershme, por shkruan: “ Ai betohet se nuk është, por si dreqin do ta dinte! Kastro kishte flokë të mirë, ‘babai’ jo, Justini ka flokë të mirë dhe është bërë komunist ashtu si Kastro“.

Në fillim të këtij muaji, në një intervistë me transmetuesin e lojërave video, Adin Ross, Trump nxori teorinë se Trudeau ishte djali i liderit të ndjerë revolucionar kuban.

Ai është kthyer shumë liberal, në fakt ata thonë se është djali i Fidel Kastros dhe mund të jetë”, i tha Trump-Ross në një video që është parë më shumë se 2.5 milionë herë

Trump tha se ai dhe Trudeau shkuan ” shumë mirë”, por la të kuptohet se ai është i vetëdijshëm se Udhëheqësi Liberal po shkon drejt asgjësimit politik mes popullaritetit të tij në rënie mes kanadezëve.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook