Lidhu me ne

Mix

Problemet shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se vetë ilaçet

Problemet shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se


Banania është një frut tropikal shumë i përhapur në të gjithë globin. Popullariteti saj vjen jo më kot, pasi është e mbushur me energji, minerale dhe vitamina shumë të vlefshme për trupin.

Kështu ky frut është ideal për çdo moshë dhe për çdo lloj diete përfshirë edhe personat që duan të humbin në peshë.

E ngrënë në sasitë e duhura bananja mund të sjellë shumë përfitime. Më poshtë do të gjeni disa nga karakteristikat më të vlefshme të këtij fruti dhe gjithë benefitet që i japin trupit.

Karakteristikat e bananeve

Për personat që janë në dieta strikte kini parasysh që 100 gramë banane përmbajnë 90 kalori.

Ato janë një burim shumë i mirë kaliumi, magnezi, hekuri dhe disa beta karrotenesh. Duke qënë të pasura me kalium, bananet ndihmojnë në nxjerrjen nga trupi të lëngjeve të tepërta.

Kjo e ndihmon organizmin të qëndrojë gjithnjë i balancuar duke evituar edhe problemet me hipertensionin.

Për këtë arsye janë shumë të vlefshme për ushqimin e organizmit që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

Hipertensioni arterial

Kur një person konsumon shumë kripëra dhe ka mungesë kaliumi në trup, me shumë mundësi do të zhvillojë probleme të hipertensionit.

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të merni sasitë e duhura të kaliumit dhe bananet janë brumi më i shkëlqyer.

Këshillohet të konsumoni një banane në ditë çdo mëngjes. Falë këtij zakoni të shëndetëshëm presioni i gjakut do të kthehet në nivele optimale.

Depresioni

Shumë persona që vuajnë nga depresioni ndihen shumë më mirë pasi kanë konsumuar një banane.

Studime të shumta kanë treguar që kjo ndodh sepse bananja përmban triptofane, një aminoacid esencial për trupin. Kur ky aminoacid futet në trup transformohet në serototinë i njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.

Mjafton të konsumoni vetëm një banane për të ulur ndjesinë e mërzitjes dhe plogështisë.

Stresi

Stresi mund të ndikojë metabolizmin tuaj dhe të shkaktojë uljen e niveleve të kaliumit. Për të bilancuar këtë nivel idealja është të konsumoni banane si një nga burimet më të mëdha të potasiumit.

Në këtë kuptim, përfitimet e bananes shkojnë përtej furnizimit të trupit me kalium si në rastin e mëparshëm, ato do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mire.

Probleme të zorrës së trashë

Bananet janë ndër ushqimet më të rekomanduara që ndihmojnë në tretjen e mirë. Falë përmbajtjes së madhe të fibrave proçesi i tretjes përshpejtohet duke eliminuar toksinat nga trupi.

Duke qënë se përmbajnë probiotikë janë të shkëlqyera për sistemin tretës duke eleminuar fryrjen e barkut.

Dhimbjet menstruale

Bananet janë të pasura me vitamin B6 dhe kanë një efekt pozitiv në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. Duke pasur këto veti ndikojnë në reduktimin e simptomave tek femrat që përjetojnë dhimbje para menstruale apo menstruale.

Konsumimi i përditëshëm i këtij fruti mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre fazave të ciklit duke qetësuar edhe nervat.

Këto janë këshilla për përmirësimin e shëndetit çdo ditë por në raste specifike për probleme të rënda shëndetësore përfshirë edhe problemet e përmendura më lart, të cilat nuk janë momentale por janë kronike duhet me patjetër këshilla e mjekut.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

VIDEO/ Presidentit të Haitit Edgard Leblanc Fils nuk i mjafton gota

Ndoshta do të jetë gafa që do të hyjë në historinë e Asambleve të Përgjithshme të OKB. Ky është momenti...

Mix7 orë më herët

Donald Trump premton se do t`i japë fund luftës Rusi – Ukrainë

Donald Trump dhe Volodymir Zelensky do të takohen këtë të premte, 27 shtator, në Nju Jork, në Trump Tower. “Presidenti...

Mix7 orë më herët

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Finlanda sapo është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Raporti i Lumturisë Botërore, i lançuar në vitin 2012...

Mix7 orë më herët

Can Yaman largohet papritur nga mediat sociale, por pse?

Aktori i famshëm turk, Can Yaman arriti një sukses brenda natës pas punës së tij në serialin “Daydreamer”. Krahas Demet...

Mix7 orë më herët

6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri. Me anë të ushqimit përveç shijes...

Mix7 orë më herët

Johnny Depp: Nuk do e harroj kurrë traumën që më shkaktoi Amber

Johnny Depp rikujtoi debatin e tij me Amber Heard duke thënë se ai kurrë nuk do ta harrojë atë që...

Temporal9 orë më herët

16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar sipas Barometrit 2024

Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me...

Kryesore9 orë më herët

Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?

Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht...

Radar9 orë më herët

Kur nuk funksionon ligji, i zgjedhuri me votë kthehet në diktator!

Shkruar nga Spartak Ngjela A nuk e shihni që gjithçka ka qenë luftë për pushtet? Jeta e gjallë ka qenë...

Radar22 orë më herët

VIDEO-“O idiot, o k*qe kandari, do shkosh në burg”/ Si e paralajmëroi Mustafa Nano, Salianjin ?

Mustafa Nano Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka dënuar me një vit burg Ervin Salianjin për çështjen “Babale”. Por...

Facebook