Radar
Renditja/ 10 universitetet më të mira në botë
Universiteti i Oksfordit është shpallur Universiteti më i mirë në renditjen e *“Times Higher Eduaction” të Universiteteve më të mira në botë. Universiteti i Oksfordit bëhet i pari universitet britanik që kryeson listën duke mposhtur “California Institute of Technology” që ka mbajtur vendin e parë për pesë vjet.
Sipas autorëve të studimit, suksesi i Oksfordit mund t’i atribuohet performancës së përmirësuar në të katërt indikatorët kryesorë që përfshihen metodologjia, mësimdhënia, hulumtimi, referenca dhe opinioni ndërkombëtar.
Por nëse i hidhet një sy i përgjithshëm renditjes, ajo që bie në sy është një rritje e nivelit të universiteteve aziatike. Kështu vendet nga Azia kanë universitete që renditen në “top 100”, konkretisht (Chinese University of Hong Kong dhe Korea Advanced Institute of Science and Technology (KAIST)).
Në përgjithësi, 289 universitetet aziatike nga 24 vende përfshihen në listën e përgjithshme të 980 institucioneve dhe një grup elitë prej 19 universitet përfshihen në “top 200”.
Rajika Bhandari, zëvendës-president i hulumtimit dhe vlerësimit në Institutin Ndërkombëtar të Arsimit dhe bashkë-redaktor i librit “Azia: Superfuqia e ardhshme e arsimit të lartë?” ka thënë se “rritja e mprehtë” e universiteteve aziatike ndodh për shkak të tre faktorëve kryesorë: rritje e shpejtë e popullsisë dhe kërkesës për arsimin e lartë në rajon; Qeveritë bëjnë “investime të konsiderueshme” dhe përmirësime të vetë institucioneve.
Universitetet shqiptare nuk janë përfshirë në këtë renditje, ku në total lista përbëhet nga 980 universitete.
Ja 10 universitetet më të mira
Universiteti i Oksfordit (Mbretëri e Bashkuar)
Instituti Kalifornian i Teknologjise (SHBA)
Universiteti i Stanfordit (SHBA)
Universiteti i Kembrixhit (Mbretëri e Bashkuar)
Instituti i Teknologjise në Masaçusets (SHBA)
Universiteti i Harvardit (SHBA)
Universiteti i Prinston (SHBA)
Kolegji perandorak i Londrës (Imperial College London) – (Mbretëri e Bashkuar)
Instituti Federal i Teknologjisë në Zyrih (Zvicër)
Universiteti i Kalifornisë, Berkeley (SHBA)
Universiteti i Çikagos (SHBA)
*Times Higher Education (THE) është një revistë e përjavshme me seli në Londër, që merret kryesisht me lajmet dhe çështjet e lidhura me arsimin e lartë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu