Lidhu me ne

Temporal

Ku ngeci projekti i Urës mbi Bunë?

Nga Esmeralda Topi

Ku ngeci projekti i Urës mbi Bunë?

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Vepra duhet të përfundonte në gusht të këtij viti, por verifikimet e Faktoje tregojnë se afatet janë shkelur. Projekti i urës mbi Bunë me vlerë 20 milionë euro do të nis zbatimin në fund të këtij viti, ose fillimvitin e ardhshëm.

Dy vite më parë, gjatë një takimi të nismës Ballkani i Hapur në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna, një ide e hedhur më herët nga Abazoviç që parashikon të lidh Velipojën me Ulqinin.

Projekti u konkretizua në një Marrëveshje Bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me vlerë 20 milionë euro.

Projekt-idea mbi urën që do të lidhë Velipojën me Ulqinin ishte përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti teknik i urës, përgatitja e buxhetit, lejet e ndërtimit duhet të përfundonin deri në shkurt të vitit 2023, për t’i hapur rrugën punimeve në terren. Si afat për përfundimin e veprës planifikohej gushti i këtij viti.

Koha tregoi që afati i premtuar për përfundimin e veprës u shkel. Nga verifikimet e Faktoje rezulton se për veprën që planifikohej të inagurohej këtë muaj, nuk kanë nisur ende punimet në terren.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se punimet për projektin pritet të fillojnë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2025.

Kohëzgjatja e zbatimit për këtë projekt është parashikuar të jetë 24 muaj. Si rrjedhojë, punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit 2026 ose fillim të 2027-ës.‘ thotë FSHZH, pa dhënë arsye për shkeljen e afatit.

Paralelisht me ndërtimin e urës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se do të hapet edhe pika e përbashkët e kalimit kufitar, e cila do të bëjë të mundur aksesin e këtij investimi nga qytetarët.

Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, tha për Faktoje Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi.

“Është ndihmë shumë e madhe për turizmin shqiptar, edhe për ata që duan të shkojnë në Mal të Zi. Dhe jo vetëm thjesht për turizmin shqiptar, sepse do të jetë një urë lidhëse e mirë edhe për turistët shqiptarë të Kosovës që vijnë nga diaspora dhe bëjnë turizëm në Shqipëri.” – shprehet ai duke shtuar se ndërtimi i kësaj vepre duhet të nisë sa më parë, për këtë arsye:

“Me lirimin e vizave për Kosovën ne rrezikojmë pasi atyre u është hapur një rrugë shumë interesante për të shkuar në Greqi. Prandaj ndërtimi i kësaj ure që krijon lehtësi dhe shkurton distancën na ndihmon në një moment si ky, ndaj duhet bërë sa më parë. Jo thjesht të mbetet një projekt.”- argumenton Kryetari i Shoqatës së Turizmit.

“Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë, me dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës, dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.

I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth dy vite./ Faktoje.al

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Tom Doshi, i prerë: Vetëm me Sali Berishën nuk bashkëpunoj pas 11 majit

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ka deklaruar për CNA se personi i vetëm me të cilin nuk do të bashkëpunojë...

Mix4 orë më herët

Ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s’marrin asgjë

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është...

Kioske8 orë më herët

Si suksesi i TikTok ndezi garën për videot e shkurtra?

Dominimi i TikTok në tregun e videove të shkurtra po forcohet gjithnjë e më shumë, duke nxitur platformat më të...

Mix8 orë më herët

Jay Leno tregon se sa shumë kujdeset për gruan e tij: Më pëlqen ta bëj, ajo është një grua shumë e pavarur…

Në një bisedë me “In Depth with Graham Bensinger”, ish-prezantuesi i emisioneve të vona të natës ndau se si është...

Mix8 orë më herët

Kate Hudson jep disa këshilla që çdo nënë duhet t’i ndjekë: Mos prisni asgjë prej tyre

Kelce, e cila ka katër vajza nën moshën pesë vjeç me bashkëshortin e saj yll të NFL-së, Jason, u pajtua,...

Mix8 orë më herët

Ben Affleck zbulon se babai i tij qante kur shikonte filmin e David Lynch ‘Njeriu Elefant’

Aktori 52-vjeçar shfletoi koleksionin e Criterion Closet dhe përzgjodhi disa nga krijimet kinematografike që ai i konsideron të preferuarat e...

Mix9 orë më herët

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të...

Mix9 orë më herët

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai...

Mix9 orë më herët

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë të lirë

Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale...

Facebook