Kryesore
Rama, 220 mijë m2 në Vuno, Berisha 20 mln€ në Porto Romano. Ti e ke Tomorrin apo llafe kot?
Edi Ramës i ka lënë gjyshi 224 mijë m2 tokë në Vuno. Z. Rama e zbuloi pasi erdhi në pushtet. Ai nuk i do ato prona. Jo, nuk i do. Duket.
Gazeta “Tema” shkruan sot se në territorin e Porto Romanos të afërm të Berishës, kompensohen me 21 milionë euro për shkak të pronësisë që kanë aty.
Sipas kësaj gazete këta kanë prona nga Ksamili në Durrës. Të mos harrojmë se edhe Malltezi ishte pjesë e pronës te kompleksi “Partizani”.
Pyetja që lind nuk është se nga dolën këta pronarë se këta duket që janë me origjinë fisnike.
Pyetja është po ti z. Meta, si pjesë e treshes së zhvatjes së Shqipërisë, ke ndonjë gjë apo ke vetëm ato qafat nga bredh si cjap I zënë kaps?
P.sh para ca viteve, butaku politik Blendi Klosi tha se ti kishe Malin e Tomorrit që po e bën gropë. E ke ti? Apo llafos kot ai? Gjynah të mos e kishe se edhe të shkon.
Më shumë madje se sa u shkon atyre dy të tjerëve Durrësi dhe Vunoi.