Lidhu me ne

Mix

Çfarë bëri Markezi de Sade që krijoi termin ‘sadizëm’

Çfarë bëri Markezi de Sade që krijoi termin

Termin sadizëm vitet e fundit e shndërroi në trend filmi “50 hijet e Greit”. Thënë shkurt e shqip sadizmi është një çrregullim seksual i lidhur me fantazitë, impulset dhe sjelljet e dhunshme. Ky term e ka origjinën nga jeta dhe përvojat e Markezit de Sade, francezit që jetoi në shekullin e tetëmbëdhjetë.

Fjala sadizëm u krijua në vitin 1869 nga psikiatri Richard von Krafft-Ebing, i cili e formoi atë nga emri i Markezit Donatien-Alphonse-François de Sade, i njohur zakonisht si Markezi de Sade ose si D.A.F. de Sade. Sipas von Krafft-Ebing, sadisti përfiton kënaqësi erotike nga vuajtjet që shkakton tek të tjerët dhe kënaqet me mizorinë. Pra kënaqësia e përjetuar nga poshtërimi, siç përshkruhet më vonë nga Frojdi, në Tre ese mbi teorinë seksuale.

Në gjuhën e zakonshme, kuptimi i sadizmit luhatet midis rasteve kur ai karakterizohet thjesht nga një qëndrim aktiv ose i dhunshëm ndaj objektit seksual dhe atyre në të cilat kënaqësia kushtëzohet plotësisht nga keqtrajtimi dhe poshtërimi i tij.

Historia e njerëzimit ka treguar se si shpesh ekziston një faktor agresiv në libido dhe, rrjedhimisht, se si mizoria dhe instinkti seksual janë të lidhura ngushtë. Dhe askush nuk ka arritur ta përfaqësojë besnikërisht këtë instinkt më mirë se Markezi de Sade.

I lindur në Paris më 2 qershor 1740, Markezi de Sade i përkiste një prej familjeve fisnike më të vjetra në Francë, madje të lidhur me Bourbonët. Ai u regjistrua në një shkollë të njohur ushtarake në moshën 14-vjeçare, një vit më pas mori pjesë në luftën kundër Prusisë, duke u dalluar për guximin e tij. Kjo mund t’i garantonte atij një jetë rehatie dhe përtacie. Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu. Peripecitë personale, së bashku me idetë e tij revolucionare dhe seksualitetin e tij të shfrenuar, shpejt e bënë atë të burgosur të monarkisë, më pas të republikës dhe në fund të perandorisë. Burgu i tij i parë, megjithatë, ishte martesa.

I shqetësuar për jetën e tij të shthurur dhe prirjen ndaj veseve, babai i tij e kishte detyruar atë në 1773 të martohej me Renée-Pélagie de Montreuil, vajzën e një magjistrati të pasur. Pas vetëm pesë muajsh jetë të stuhishme bashkëshortore, Sade u arrestua me urdhër të mbretit dhe u dërgua në burgun e Vincennes me akuzën e ngritur nga një punonjëse seksi.

Gruaja e kishte akuzuar për shthurje të shfrenuar, e vërtetuar nga një dorëshkrim i shkruar nga vetë Markezi. Pas 15 ditësh robëri, familja e gruas së tij arriti ta nxjerrë jashtë, me premtimin se do të qëndronte në kështjellën në Normandi ku dy të rinjtë kishin nisur jetën në çift. Por nuk zgjati shumë: ky kish qenë vetëm arrestimi i parë, nga një seri e gjatë arrestimesh.

Në vitin 1768 ai u burgos për gjashtë muaj për rrëmbimin dhe torturimin e një gruaje, por pasi u lirua nga mbreti, ai iu rikthye festave dhe mbi të gjitha motrës më të vogël të gruas së tij, Anës, me të cilën kishte krijuar tashmë një lidhje. Në 1772 atë e akuzuan atë për helmim pasi u kishte dhënë drogë disa punonjëseve të seksit, gjatë një orgjie. Ai u arratis në Itali, por u dënua me vdekje në mungesë, më pas u arrestua nga milicët e mbretit të Sardenjës dhe u mbyll në burgun e Milanos, nga i cili u arratis pas pesë muajsh.

Ai kaloi pesë vjet të tjera udhëtimi dhe shthurje, deri në arrestimin e tij në 1777 në Paris. Ishte në burgun e Vincennes kur filloi të shkruante veprat e tij më të famshme. I transferuar në Bastille, ai punoi për dy romanet e tij më të famshme: 120 ditët e Sodomës dhe Justine ose poshtërimet e virtytit. Pikërisht në këtë roman të fundit dhe në historinë e protagonistit të tij, të nënshtruar çdo lloj mizorie, torture e dhune seksuale, u shfaq mendimi sadist.

Në korrik 1789, dhjetë ditë para sulmit të Bastiljes, Markezi de Sade u transferua në një azil. Pasi u lirua në vitin 1790, ai u kthye për të jetuar me gruan dhe tre fëmijët e tij, por shpejt u braktis nga e gjithë familja e tij. Veçanërisht gruaja e tij nuk mund ta toleronte më dhunën. Pikërisht në atë moment u shfaq në jetën e tij Marie Constance Quesnet, një aktore e re që i qëndroi pranë deri në fund të jetës.

Në 1793 ai u arrestua përsëri për militantizmin e tij në një grup revolucionar dhe u dënua përsëri me vdekje. Megjithatë, arriti të shmangte gijotinën falë një gabimi burokratik dhe u lirua vitin e ardhshëm. Ndërkohë, romani i tij “Justine” u botua në mënyrë anonime, i konsideruar i turpshëm nga shtypi. Në 1801 de Sade u mbyll në burgun Charenton. 13 vitet e fundit të jetës i kaloi në qeli. Vdiq më 2 dhjetor 1814, në moshën 74 vjeçare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook