Kryesore
Rama sulmon mediat greke/ “Një kazan tha se kam grabitur prona”
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e ngritura nga opozita së ka përfituar prona në Vuno të Himarës, pretendime të cilat janë raportuar edhe nga mediat greke.
Rama mohoi këto akuza, ndërsa sulmoi mediat greke, duke i quajtur kazan.
Ai tha se ky lajm ka dalë nga një media shqiptare dhe më pas i është dhënë zë edhe në mediat greke.
”Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën.
Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë.
Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa”, theksoi kreu i qeverisë.