Lidhu me ne

Radar

Kush është ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha

Kryeministri Rama ka bërë katër ndryshime në qeveri.

Në fund të një fjalimi të mbushur me batuta, premtime, vlerësime pë qeverisjn e tij e kritika për deputetë e zyrtarë, kreu i qeverisë njoftoi ndryshimet në qeveri, ashtu siç edhe pritej.

Ndryshimi më i fortë ishte padyshim largimi i Taulant Ballës, i cili është larguar si ministër i Brendshëm për të zëvendësuar Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Parlamentin.

Vendin e tij e merr Ervin Hoxha.

Hoxha më herët ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në administratë si kryeinspektor i IKMT-së, drejtor i Shërbimit të Proës, zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe përgjegjësit të sektorit të Analizës Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ervin Hoxha u dorëhoq në vitin 2017 si drejtor i Hetimit Tatimor pas arrestimit të tre zyrtarëve të Hetimit Tatimor të cilët gjobitën një biznes privat në Spille të Kavajës, por biznesmeni denoncoi menjëherë gjithçka te Rama.

“I nderuar zoti Kryeministër.Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit  Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, i shkroi asokohe Hoxha në sms Ramës.

Hoxha ka kryer studimet e mesme në shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve në Balikesir, Turqi. Më tej ka studiuar në Akademinë e Lartë të Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 ai ka kryer ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës ndërsa ka edhe një master në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane, ku ka titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.

Gjatë karrierës ai ka mbajtura detyra të ndryshme si drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, shef i Njësisë Kombëtare Europol, shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, drejtor i Policisë Rrugore, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore e drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook