Kryesore
Elisa Spiropali: PS, opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes
Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kongresin e PS u shpreh se ky është një moment rienergjizimi dhe rilindjeje për PS.
Ajo u shpreh se kjo parti e ka të qartë që ashtu siç do të jetë PS sot, ashtu do të jetë edhe qeverisja nesër.
Spiropali shtoi se Partia Socialiste ka qenë opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes, ndërsa theksoi se PS është e vetmja alternativë për vendin.
“Shumë sy janë mbërthyer sot në këtë sallë. Shumë zemra po rrahin me shpresën se kongresi do të jetë pikë vlimi e shpërthimi energjish, moment rivlerësimi.
Ky kongres është çast solemn reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë e për të vendosur çdo të bëjmë më mirë nesër të bekuar nga besimi i publikut.
E vetmja alternativë që e dimë ç’duhet.
Vendimet që do marrim jemi të bindur se do të ndikojnë në jetën e vendit, kjo dëshmon rëndësinë e PS dhe peshën e përgjegjësisë që ka.
Unë jam e bindur se ky është momenti i ripërtëritjes i një forcë që rishpik veten kur kërkohet rilindja e saj.
Siç është PS sot, do të jetë qeverisja nesër.
PS ka qenë opozita me serioze e më e ashpër e vetvetes”, tha Spiropali.