Mix
Sondazhi shkencor jep rezultatin: Aktorja Anya Taylor-Joy cilësohet femra më e bukur në botë
Shkenca e bukurisë ka vendosur Anya Taylor-Joy, Bella Hadid dhe Margot Robbie në mesin e dhjetë femrave më tërheqëse në botë, sipas Raportit të Artë të Bukurisë Phi, që mat përsosmërinë fizike.
Por këto yje mahnitëse nuk janë dukur gjithmonë si sot, me kujdesin dhe grimin më të mirë të Hollivudit në dorë për të ngritur pamjen e tyre.
Në disa raste, A-listers madje kanë pranuar se kanë bërë operacione plastike serioze ose ‘rregullime’ të tjera. Anya Taylor-Joy kryesoi sondazhin shkencor për të qenë gruaja më e bukur në botë.
Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti idesë së grekëve të lashtë për ‘gruan me pamje perfekte’.