Ish- futbollisti i Kombëtares preferoi të qëndronte tek Anderleht, kur u kërkua nga Presidenti i FSHF-së, ndërsa tani është një trajner i lirë.
Pas finaleve të suksesshme në krye të pankinës së Kombëtares së Shqipërisë, trajneri De Biazi dukej se kishte dëshirë të transferohej, madje e rriti shumë “piacën”. Nëpërmjet shtypit u përmendën shumë skuadra që thuhej se kishin interes për shërbimet e tij, fillimisht emra të mëdhenj, si Kombëtaret e Italisë, Anglisë, Belgjikës, aq sa na zuri ankthi, kur ndonjë skuadër me emër, por që la për të dëshiruar në “Francë 2016” mbetej pa trajner. Më pas dolën në skenë disa skuadra të Serisë A dhe më pas u kuptua që shpesh De Biazi luan me bllofin, për të rritur pagesën e FSHF-së. Tani duket se Dinamo e Zagrebit e kërkon vërtetë, por tashmë ndoshta e ka pas derës zëvendësuesin. Përpara se trajneri italian të konkuronte për stolin e Shqipërisë ishte thirrur Besnik Hasi, madje pa konkurs fare. Ai është një njohje e vjetër për tanët, pasi ka qenë futbollist nga më të spikaturit e Kombëtares tonë për aq vite sa luajti për të, por Besniku preferoi të qëndronte në stolin e Anderlehtit. Aktualisht është një trajner i lirë, pasi është shkarkuar nga Legia e Varshavës, megjithëse e dërgoi klubin polak në fazën e grupeve të Champions League. Ndërsa nga burime konfidenciale mësohet, se interesi për ta risjellë në Tiranë ka mbetur i njëjti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu