Radar
Deklarata e parë e Donald Trump pas atentatit për vrasje
Donald Trump ka bërë reagimin e parë pas atentatit për vrasje që iu bë në Pensilvani.
Një atentat nga i cili mbeti i vdekur një person nga turma si dhe atentatori. Trump rrëfen se çfarë ndjeu momentin kur plumbi preku veshin e tij.
“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Ligjit, për reagimin e shpejtë në të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani … Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka s’po shkonte mirë kur dëgjova një zhurmë të shtëne dhe menjëherë ndjeva se plumbi çau
lëkurën. Pata shumë gjakderdhje, kështu që e kuptova se çfarë po ndodhte”.