Radar
Ndahen edhe në… muze
Tani që kanë nisur procedurat e divorcit, Brad Pitt dhe Angleina Jolie me siguri që nuk do të mund të rrinë në të njëjtën dhomë. Dhe kështu ka ndodhur edhe në muzeun e skulpturave prej dylli “Madame Tussauds” në Londër.
Stafi i këtij muzeu ka marrë vendim, dhe e ka vënë në zbatim menjëherë, që skulpturat e Pitt dhe Jolie të cilat kanë qenë bashkë, tashmë të ndahen dhe të ketë një distancë mes tyre.
“Pas lajmit që tronditi të gjithë botën, ne vendosëm që skulpturat e Brad Pitt dhe Angelina Jolie të mos jenë më afër njëra-tjetrës”, thuhet në njoftimin e muzeut.
Në foton që shoqëron njoftimin, në mes të skulpturave të Pitt e Jolie kishtë hyrë ylli i “Twilight”, Robert Pattinson. Kjo ka ngjallur një reagim të ndjekësve në rrjete sociale duke pyetur nëse muzeu po aludonte se Pattinson ishte arsyeja e ndarjes së çiftit.
Muzeu u detyra të sqaronte se Brad Pitt tashmë do të ishte afër një tjetër aktori me të cilin ka luajtur në disa filma, Morgan Freeman, ndërsa Angelina është afër Nicole Kidman.
Skulpturat prej dylli të Pitt e Jolie, që nga fansat njihen si Brangelina, u bënë pjesë e muzeut në vitin 2013 për nder të ditëlindjes së 50 të aktorit Pitt.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu