Lidhu me ne

Mix

Agjencia e Statistikave nxjerr shifrën: Ja sa është popullsia e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë planifikohet të publikohen në fund të vitit. Ai tha se nuk pritet të ketë dallime të mëdha nga të dhënat paraprake, duke theksuar se sipas praktikave edhe në vendet e rajonit, ndryshimi mund të jetë nga 1 deri në 3 për qind.

Regjistrimi i popullsisë u krye në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj. Kastrati tha se në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon. Aktualisht, sipas tij, në diasporë janë regjistruar rreth 600.000. Sa i përket regjistrimit të komunitetit serb, ASK, tha se procesi u bojkotua në masë të madhe në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Ndërkaq, serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit.


Sipas të dhënave paraprake, në Mitrovicë të Veriut janë regjistruar 2.300 persona, në Zveçan, 435, në Zubin Potok 758 dhe në Leposaviç 3.207. ASK tha se mosha mesatare në Kosovë është rritur. Më 2011, mosha mesatare në vend llogaritej të jetë rreth 30 vjeç, ndërkaq tani është 34.32. Gjatë prezantimit të të dhënave u tha se nëntë komuna kanë pasur rritje të popullsisë, ndërkaq 29 të tjera ka pasur rënie. Fushë Kosova prin me rritjen më të madhe prej rreth 84 për qind. Në këtë komunë po ashtu jetojnë më së shumti persona në një metër katror, përkatësisht 762.

/ REL

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Ja cilat janë shenjat më të disiplinuara të horoskopit!

Dashi Dashi nuk dëshiron të ndërpresë jetën me metoda provash dhe gabimesh dhe për këtë arsye ata zgjedhin rrugën e...

Kryesore14 orë më herët

Lotë dhe tubim për Salianjin?! Si shoqëri e kemi një dërrasë mangët

Salianji shkoi në burg. Me vendin gjykate. Ngriti dy gishtat lart, qeshi dhe hyri në polici. Me pamjen dhe kërrusje...

Mix14 orë më herët

Dieta me kos: çfarë është, si funksionon dhe cilat janë përfitimet?

Nëse po kërkoni një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme për të përmirësuar dietën tuaj dhe në të njëjtën kohë...

Mix14 orë më herët

Çfarë të hani për lëkurë të shëndetshme?

Elastina për lëkurën është një përbërës i pranishëm në shumë kremra dhe produkte bukurie që janë të mira për mirëqenien...

Mix14 orë më herët

Sekretet e një martese të lumtur!

Të ruash një martesë të lumtur kërkon përkushtim, komunikim dhe përpjekje të vazhdueshme nga të dy partnerët. Ja disa këshilla...

Mix14 orë më herët

Partnerët jo të zakonshëm të Lana Del Rey, Bella Hadid dhe Heidi Klum

Martesat e VIP-ave gjithmonë përfliten shumë në media dhe rrjete sociale, ashtu siç ndodhi së fundmi edhe me cermoninë e...

Mix14 orë më herët

Ndoshta s’e ke menduar, por këto mund të jenë arsyet pse ke probleme me gjumin

Telefonat tuaj nuk janë të vetmit shkaktarë që ju mbajnë zgjuar. Nëse e gjeni veten shpesh duke numëruar orët deri...

Mix14 orë më herët

Grupi “Coldplay” kalon rekordin e Taylor Swift në numrin e koncerteve

Coldplay do të tejkalojë rekordin e Taylor Swift vitin e ardhshëm, ku do të mbajë dhjetë koncerte në stadiumin Wembley...

Mix14 orë më herët

Çfarë ndryshon midis Samsung Galaxy S23 FE dhe S24 FE, a ka dallime të mëdha?

Versionet “FE” të telefonave inteligjentë Samsung mund të konsiderohen si versione “lite” të gamës së lartë të kompanisë: këtu, pas njoftimit, çfarë...

Radar15 orë më herët

Familja Murdoch me sytë nga gjykata mbi të ardhmen e perandorisë mediatike

Rupert Murdoch dhe gruaja Elena Zhukova Murdoch arrijnë në gjykatë në Reno Fati i perandorisë së madhe mediatike të Rupert...

Facebook