Aktualitet
Jam penduar, të gjithë e thonë pas të keqes.
Pak ditë më parë vrau me thikë vajzën 17 vjeçare, ndërsa plagosi tjetrën më të madhe në moshë.
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ashtu sikurse pritej, shtetasit Kujtim Ibraj nga Puka.
Në sallën e gjyqit, i pandehuri nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Më pas tha shkurt se ishte penduar.
“Jam penduar, por nuk ka çfarë bëj tani”, ka thënë ai. Në momentin që kreu krimin e rëndë, burri ishte në gjendje të dehur.
Ai prej vitesh konsumonte alkool, ndërsa ishte ndarë me gruan, por që jetonin në të njëjtën shtëpi.
Prokuroria ka marrë në pyetje nënën e viktimës si dhe vajzën 23 vjeçare që mbeti e plagosur natën e krimit.
“Babai ishte i dehur, si gjithmonë. Por të dielën ishte shumë keq.
Nuk dinte ç’bënte e ç’thoshte. Kur kapi thikën në dorë u tmerruam. Ndërhyra kur ai iu drejtua mamit.
Pashë edhe Elidonën që ishte pranë saj dhe u futa ta shpëtoj. Por ai e goditi. Më goditi dhe mua”, ka dëshmuar vajza 23-vjeçare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu