Lidhu me ne

Mix

Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën!

Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën!

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare, thote agroweb.org. Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë si dhe kryeni aktivitete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një problemi me zemrën.

Shtrëngimi në kraharor
Shtrëngimi në mes të kraharorit është në nga treguesit kryesorë të problemeve me zemrën. Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja
Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri. Nëse jeni duke ecur apo ngjitur shkallët dhe ndjeni një lodhje të pakuptueshme që ju pengon atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e problemeve me zemrën.

Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Kjo ka të bëjë me rrahjet e çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje. Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave
Ka raste kur njeriu humb ndjenjat apo siç thuhet, i bie të fikët në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa shkak të mirëfilltë. Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix16 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix16 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar16 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar17 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix17 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar18 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar18 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet20 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar21 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook