Kryesore
5 hapa që do t’ju mbajnë larg një dështimi
Askujt nuk i pëlqen dështimi. Nëse ju jeni në fazën e zhvillimit të një produkti apo jeni duke u marrë me një shërbim të ri, ju patjetër që duhet të keni përcaktuar edhe një plan për mbarëvatjen e këtij procesi. Duke qenë se nuk ekziston një formulë e caktuar suksesi, të cilën mund ta përdorni kur t’ju duhet, ju duhet të merrni parasysh edhe mundësinë e një dështimi. Nëse ju keni punuar për muaj të tërë në një projekt, ku secili prej anëtarëve të grupit ka dhënë maksimumin dhe në fund nuk arrini të merrni rezultatet e pritshme, por dështoni, kjo padyshim që do të demoralizojë pjesën më të madhe të skuadrës. Dhe në këtë pikë, secili prej jush duhet t’i japë vetes kurajë dhe mbi të gjitha të ktheheni në faqen e parë dhe të analizoni shkaqet e dështimit. 5 hapat e mëposhtëm do t’ju ndihmojnë që të mësoni sa më shumë nga procesi i dështimit dhe ta mbani atë sa më larg.
Askush nuk e ka fajin
Të fajësosh dikë nuk është aspak konstruktive, duke qenë se një gjë e tillë nuk e përmirëson rezultatin por përkundrazi e përkeqëson atë dhe mund të krijojë edhe përçarje në grup. Në vend që të fajësoni njëri-tjetrin, ju duhet ta ktheni dështimin në një mësim dhe në një mundësi të ardhshme suksesi.
Analizoni çdo hap të projektit të mëparshëm për të nxjerrë çdo problematikë të mundshme
Analizoni çdo hap të projektit tuaj të mëparshëm. Studiojeni edhe një herë të gjithë projektin, për të kuptuar të gjitha problematikat që ju çuan drejt dështimit. Mos u çudisni nëse zbuloni se ka më shumë sesa një gjë që nuk ka shkuar ashtu siç duhej.
Sugjeroni ide të reja dhe efikase
Për çdo hap që ju çoi drejt dështimit, kërkoni ide të reja dhe sa më efikase, të cilat do t’ju bëjnë të arrini rezultatet e dëshirura, por gjithmonë duke marrë mendimin e së gjithë skuadrës.
Përcaktoni anët pozitive të projektit
Të rrallë janë projektet të cilët mund të dështojnë tërësisht. Diskutoni me kolegët tuaj se cilët ishin faktorët pozitivë të cilët luajtën një rol të rëndësishëm, në mënyrë që t’i përdorni sërish dhe pse jo në një fazë edhe më të përmirësuar.
Puna në grup është shumë e rëndësishme
Puna në grup është një prej elementëve kryesorë që mund t’ju çojë drejt suksesit, prandaj kushtojini një rëndësi shumë të veçantë këtij elementi. Nëse ju mbështeteni tek aftësistë e secilit prej anëtarëve të grupit, rezultatet e projektit kanë shumë mundësi të jenë pozitive.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu