Lidhu me ne

Mix

Këto janë ushqimet që shkaktojnë akne

I dinit?! Këto janë ushqimet që shkaktojnë akne

Keni probleme me aknet? E keni menduar ndonjëherë se përveç shumë faktorëve të tjerë, ushqimi ka një rol të madh në shëndetin dhe lëkurën tonë?

Jo me kot është edhe shprehja “ne jemi çfarë hamë”!

Ja produktet që shkaktojnë akne

Qumështi nuk i bën mirë fytyrës! Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve. Fajin e kanë hormonet tek produktet e qumështit.

Ja një tjetër arsye pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri. Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore.

Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.

Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.

Vaji i kokosit bllokon poret rreth gojës dhe krijon një lloj inflamacioni përret faqeve dhe vijës së nofullës. Kjo vlen si për vajin e kokosit të aplikuar në lëkurë, ashtu edhe për atë që merret përmes ushqimit.

Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bëjnë përgjithësisht lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.

Çfarë mund të konsumoni pa frikë?

Këshillohet zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara me ushqime natyrale. Nuk mund të mos i hani kurrë këto ushqime, por pa i eliminuar nga dieta, nuk do ta kuptoni se çfarë shkakton aknet tek ju.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook