Lidhu me ne

Mix

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes paraGETTY IMAGES

Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love Story” dhe ti mund të mendosh se është shumë e zënë me të gjitha këto angazhime, ama, aktorja ka ende kohë për të gjetur dashurinë e vërtetë, si dhe për t’i folur vetes para pasqyrës.Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes paraGETTY IMAGES

Në një intervistë për Bustle, ajo ka zbuluar ca të pathëna interesante nga jeta e saj dhe mënyrën se si e sheh botën, me një qasje romantike dhe të këndshme. Ajo tregoi se i flet vetes shpesh para pasqyrës dhe ndau disa nga afirmimet që bën para pasqyrës: “Ji guximtare, ndërmerr rreziqe”, shprehet fillimisht, duke vijuar: “Jam gati për dashurinë. Qëllimi im është të jem vetja, ndërsa bota më shtyn, më tërheq dhe më tundon”, përfundon ajo.

Nëse prej vitesh ke menduar se Pamela është një grua interesante, na lejo të të themi një fakt që do të të bëjë të intrigohesh më shumë. Pam i gatuan pastat me salce me petale trëndafilash, thjesht sepse mundet.

Ah, mban edhe ditar, e ke parasysh, për të manifestuar më mirë.

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para

Për t’u rikthyer te praktika e të folurit para pasqyrës: A është e këshillueshme?

Mund të kesh parë në TikTok që shumë njerëz e këshillojnë këtë metodë, pasi i bën të ndihen më mirë dhe ta shohin veten me më shumë dashuri. Këtë praktikë mund ta bësh ndërkohë që vishesh dhe bëhesh gati për punë, ndërkohë që vendos bizhuteritë, ose edhe kur do të bësh foto. Metoda është e thjeshtë: I flet vetes me mirësi dhe thua afirmime pozitive.

Sipas Tara Well, psikologe e licensuar, shkencëtare hulumtuese dhe profesore në universitetin “Barnard College of Columbia”, pasqyrat mund të zgjojnë ndjesi të forta te ne, duke na ndryshuar edhe perspektivat dhe mënyrën se si ne e shohim veten. Pasqyrat nxjerrin në pah atë që ne përpiqemi t’ia fshehim botës.

Sipas saj, dëshira që të shihemi nga të tjerët është bazike dhe normale. Përdorimi i pasqyrës të ndihmon me vetëreflektimin dhe dashurinë ndaj vetes, pasi mund ta shohësh veten përtej një shëmbëlltyre.

Tara shpjegon se fillimisht njerëzit ndihen si një siklet kur i flasin vetes para pasqyrës dhe kjo është mëse normale. Më pas, mësohesh dhe bën një vështrim edhe më të thellë të botës tënde të brendshme, duke e pranuar dhe dashur veten tënde nga jashtë. Zakonisht, pas një periudhe kohore, ti nuk sheh më imperfeksionet e tua, por përqendrohesh te gjërat e bukura, tek tiparet e tua dhe nis ta pranosh veten dhe të kesh më shumë besim tek aftësitë e tua.

Pse funksionon kjo metodë?

Ekspertët thonë se duke qëndruar përballë shëmbëlltyrës tënde krijon një lidhje më të ngushtë me veten, arrin të menaxhosh më mirë emocionet e tua dhe madje, mund të bëhesh njeri më empatik, pasi mëson se ndjesitë janë të zakonshme për të gjithë, qofshin ato pozitive ose jo.

Ndërsa ne shpenzojmë shumë kohë përballë pajisjeve teknologjike, e humbim paksa sensin e vetvetes dhe mendojmë se reflektimi ynë varet nga këndi i kamerës ose reflektimi që shohim në telefon. Në fakt, të shohësh veten në pasqyrë, tregon jo vetëm një reflektim të ri, por është edhe një mënyrë më e mirë e rilidhjes me veten.

Si ta aplikosh këtë metodë?

Shkruaj qëllimin për të cilin do ta aplikosh metodën dhe kalo kohë me veten para pasqyrës

Merr frymë thellë para se të nisësh t’i flasësh vetes

Përqendrohu te sytë dhe fol me pozitivitet për veten

Shiko nëse po tregohesh kritik/e ndaj vetes

Mbaj mend se ku përqendrohesh më shumë, te defektet apo tek të mirat e tua, për të reflektuar në vijim

Disa afirmime pozitive:

“Sa bukur dukem sot!”

“Më pëlqen shumë fakti që njerëzit mendojnë se jam kaq i/e bukur dhe i/e zgjuar.”

“Jam kaq kreativ/e!”

“Ndihem shumë mirë dhe i/e lumtur!”

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook