Mix
Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”
Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”. Rexha publikoi një foto në Instastory, në të cilën shfaqet një bisedë në Instagram ku një anëtar i skuadrës së saj e pyeste nëse kishte interes që të bënte kontent për rrjete sociale me reperin.
“G-Eazy, ti e ke numrin tim. Pse nuk më shkruan dhe të më pyesësh vetë, dështak mosmirënjohës? Je me fat që njerëzit të kanë prapë qejf”, u shpreh artistja. “Meqë ra fjala, përgjigjja është jo! Uroj të jesh mirë”.
Këngëtarja vazhdoi pastaj në X, ku ajo ri-publikoi një foto të saj dhe Halsey në një postim në Twitter nga 13 janari. “Bebe Rexha dhe Halsey po flasin për mënyrën se si e mbajtën karrierën e G-Eazy”, thuhet në postim.