Mix
Hipertensioni: Lufta fillon në tavolinë, me dietën e duhur
Flitet gjithnjë e më shumë për ushqimin e shëndetshëm dhe raportin mes shëndetit të organizmit tonë dhe asaj që hamë. Por ndonjëherë mjafton vetëm pak, një ndryshim në stilin e jetës, mundësisht të harrojmë gjërat që na pëlqejnë por që nuk na bëjnë mirë.
Këto këshilla vlejnë sidomos për ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë.
E nisim nga pazaret që bëjmë. Kur blejmë preferojmë drithërat dhe ushqimet e plotë dhe jo atë të gatshmet, pasi përmbajnë më shumë sheqer e kripë, përveçse kanë dhe shijen artificiale. Pa kaluar gjithë ditën në kuzhinë, provojmë të gatuajmë gjëra të lehta.
Mëngjesi është vakti kryesor, dhe ideal do të ishte kosi me bukë të thekur, ose thekre, marmelatë. Frutat janë mjaft të rëndësishme, madje gjatë verës niseni ditën me një pije frutash.
Hani shpesh: Rekomandim i rëndësishëm është edhe të ushqeheni çdo tre orë, dhe mesvaktet kanë mjaft rëndësi, pasi përshpejtojnë metabolizmin dhe kundërverpojnë ndaj grumbullimit të yndyrnave.
Ndiqni rrugën: për të shmangur problemet e hipertensionit, zgjidhni ushqimet me bazë peshkun të shoqëruar me prime të pjekura në skarë, për të siguruar marrjen e duhur të vitaminave dhe Omega3. Në dietë karbohidratet përbëjnë rreth 50-60% të nevojave kalorike, pjesa tjetër 20% do të merret nga proteinat dhe yndyra nuk duhet të kalojë ¼ e kalorive totale. Gjithashtu është i nevojshëm reduktimi i kripës.