Aktualitet
Cilat janë përfitimet e tjera që vijnë për Berishën bashkë me vulën?
Vula dhe sigla e Partisë Demokratike tashmë i takojnë grupit të Sali Berishës. Por përveç aspektit simbolik të kësaj fitoreje në Gjykatën e Apelit, bashkë me vulën vijnë edhe përfitime të ndryshme, duke nisur nga financimet, favore në administratën zgjedhore e deri tek raportet me ndërkombëtarët.
Cilat janë përfitimet që vijnë bashkë me vulën?
Për sa i përket përfitimeve financiare, përveç të gjitha financimeve që mund të vijnë nga biznese apo mbështetës të ndryshëm ka dhe rreth 1 milionë euro që vjen si financimi vjetor i partive nga buxheti i shtetit dhe gjithashtu 1.3 milionë euro nga financimi i partive për fushatat zgjedhore.
PD-ja e Berishës do të ketë përfaqësues në KQZ dhe do te ketë komisionerë në të gjitha qendrat e votimit dhe i gjithë zinxhiri për funksionimin e zgjedhjeve do të përcaktohet nga struktura drejtuese të PD.
Kantidatët e PD do të kenë më shumë hapsirë televizive dhe do të jetë një kohë që do të matet si koha e partisë së dytë më të madhe në vend.
Marrja e vulës do të ndikojë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me partnerët e huaj/Euronews Albania