Lidhu me ne

Letersi

Viti 1990

VITI 1990

Dielli kryefjalë gjithë beharin, pastaj vjeshta mori me shi;
Duhet të kujtoj ndonjë gjë më konkrete – të ftillohem!
Njëzet e gjashtë vjet – më ngjan se kjo ka ngjarë në histori,
Më ngjan se ai mot ishte veçse një vegim paksa bohem.

Dhe ndoshta me të drejtë; koha, kimia, dinamika e të tjera,
Kanë turbulluar tashmë dhe ninëzat e mia të syve blu –
Djalë bjond pesëmbëdhjetë vjeçar, me aspirata krejt të reja,
I vetëm si Xhovani Drogo,bluaja rrugëve të Shkodrës tëhu,

Dhimbjen e shembjes së heronjëve, pluhurin e diellit të verës,
Vrasjen e komisar Katanit, hata e madhe sa më s’ka;
Lexoja në kohë me shi ndonjë poezi nga Alen Boskeja,
Të cilin e gjeta një mëngjes pas shiut të flakur në baltë.

Tani kryefjalë ishte kthyer Italia, Franca dhe ndonjë vend mik,
Domosdo, mik i ri, antikomunist – pjesa tjetër ishte ylberore;
Më kujtohet se njëherë na sollën ca reçel italian në konvikt,
Dhe të gjithë qenë të mendimit se me marmelatën s’krahasohej!

Ishim të rinj. Sapo kishim hequr shaminë e kuqe të shkollës,
Bota po tronditej në grahma dhe dukej s’e kishte të gjatë,
Atëherë ishim njësoj, këmbësorë të lumtur të mbrëmësores,
Ushqeheshim si ushtarë të bindur me çaj kinez e djathë.

Ama, një sëmundje në simptomat e saj të rënda fare,
Na kishte mbërthyer si miza në një çanak me vaj kikirik –
Secili duhej të ishte zot i kokës – të sillej pa kokëçarje,
E në donte të mbijetonte, duhej të bëhej saora bandit.

Regëtinte qyteti, regëtinin rrugët, pemët, nën qiellin dyst,
Re, shi, prapë re që rendnin në drejtim krejt të çrregullt;
Një fabrikë tymoste me fjolla qymyrin e minierës së Valiasit,
Ca tregtarë shisnin qofte e petulla poshtë strehës me tjegull.

Eh, atëherë! Tani këta tregtarë ndoshta shkojnë në Kinë,
Dhe petulla nuk shesin më, por bëjnë bilance me miliarda;
Për çkanë qenë dikur, tashmë s’duan më t’ia dinë,
As kokën nuk e kthejnë më për çka lanë mbrapa.

Por ende kishte qytet dhe mbi të gjitha njerëz që gjallonin;
Hajdutë, mashtrues, policë thatimë që bridhnin me biçikleta,
Stazhierë partie, të deklasuar, hije që botën mbarë përgjonin,
Ushtarakë të dehur nga lavdia, komisarë e marioneta.

Gjallonte qyteti dhimbshëm në vrug, errësirë, batërdi e rrëmujë,
Në eufori infantile, dilema, ankth gërryes, frikë e pendesë;
Mua në një demonstratë bashkë me shokët një ditë më zunë,
Dhe më çuan me kallash pas shpine në komisariat – nën arrest.

Gjashtë orë. Natën vonë na nxorën me kërcëllima në rrugë,
Pasi morën premtimin se kurrë më s’do dilnim kundër.
Ankth i largët! Mendonim; po të rrokullisej fati nën udhë,
Si armiq barbarë do na shtypte nëna parti nën thundër.

Ende më vjen në mendje kur sollën një çift në mesmoshë,
Nëse janë gjallë, tashmë i bie të jenë pothuajse pleq fare;
I sollën me përdhunë dhe paniku u kishte hyrë në kockë,
Punëtorë turni në uzinën e telave – fukarenj pa nje pare.

I kërcënuan, i torturuan, më pas ndoshta i futën në burg,
Nuk e di se ç’ndodhi – që atëherë kurrë më s’i kam parë;
Në jetën e gjatë shpesh takon rastësisht njerëz në udhë,
Të panjohur, por nga rrethana kujtesa t’i ruan si thesar.

Koha dhe fati i secilit atëbotë u mbyll në qerthuj enigmatik,
Brenda qerthujve kishte kudo nga një orë të vetëkurdisur;
Për disa kjo orë qerthullore në vitet më pas punoi me vërtik,
Për disa të tjerë u ndryshk e mbeti në vend pa lëvizur.

Tashmë kanë kaluar plot njëzet e gjashtë vjet në kohë,
Ora e madhe tashmë bie për meshën e mbrëmjes vjeshtore –
Fati në lumni dhe fati i mbetur prej motesh në lëmoshë,
Që atëherë s’janë zënë më kurrë dorë për dore.

shtator 2016-Petrit Nika

13245213_10206988500452567_1554095191896449550_n

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix18 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar18 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar18 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix18 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook