Lidhu me ne

Aktualitet

HISTORIA / Përfundoi studimet për ekonomi-biznes, si u kthye Ervis Martinaj nga biznesmen në gangster

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi jetën e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt dhe si hyri në botën e biznesit.

“Dy motrat dhe vetë Ervis Martinaj kanë përfunduar studimet ekonomi-biznes. Martinaj po ashtu është arsimuar edhe për juridik, ka qenë njeri i shkolluar. Kur ka hyrë në biznes, babai i tij ka qenë drejtor banke.

Biznesi ishte ngritur nga nëna dhe babai i tij, merreshin me lojërat e fatit, agjencitë e këmbimit valutor etj. Ndryshe nga të tjerët, Martinaj nuk erdhi nga rruga, nuk provoi urinë, diskriminimin.

Vjen nga tjetër fushë, prandaj bëri ato që bëri. Biznesi i lojërave të fatit, biznes joshës dhe vesi kudo në botë, që ndikohen edhe politikani, gjyqtar, polici, etj, qarkullon po ashtu vazhdimisht kesh dhe ti paguan në çdo moment.

Ai hyri në këtë biznes dhe për shkak të lidhjeve politike që kishte, asokohe ishte forca e djathtë në pushtet. Njohja direkte që kishte me familjen Berisha, kjo i dha më shumë akses. Por fuqinë më të madhe, Martinaj e mori pas 2013-ës, kur erdhi në pushtet PS. Sepse e majta nuk e goditi dot edhe pse tentoi.

Pse u bë agresiv Ervis Martinaj, ku mori fuqi dhe u bë i njohur?

Ai kishte biznese të paligjshme në lojërat e fatit, e majta ia bllokoi dhe ai reagoi. Më pas kërcënoi policinë, vrau njerëz dhe më pas bëri marrëveshje. Këtu u fuqizua. U fuqizua aq shumë, saqë kur u mbyllën lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor për lojërat e fatit. Në Shqipëri kishte të deklaruar 16 mijë të punësuar në këtë sistem.

Biznesi i lojërave të fatit i dha atij para kesh, atij i shkonte edhe një politikan, zyrtar, kur ishte në hall. Martinaj ishte shumë i zoti, për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit aq lart. Ka pasur një bllok të llogarive të tij, nuk i shpëtoje dot, sapo merrje detyrën si drejtues policie, të vinte dikush dhe të thoshte: “Paga mujore është kaq nëse dëshiron të bashkëpunosh, mos na dil kundër, mos na prish punë”.

Ai ishte i aftë të kuptonte personat që ishin të dhënë mbas parave, i joshte dhe i kthente në armë të veta kundër shtetit. Problemi i Martinajt ishte, që nga biznesmen u kthye në gangster. Ai është i pari që miksoi biznesin, krimin e organizuar dhe politikën, prandaj u kthye në armik publik, një rrezik jashtëzakonisht i madh”, tha gazetari.

MË TEPËR

Sport20 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix20 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix20 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix20 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix20 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix20 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix21 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix21 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix21 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix21 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook