Lidhu me ne

Mix

Donatorja kryesore e republikanëve Miriam Adelson do financojë organizatën kolosale në ndihmë të Donald Trump


Mega-donatorja republikane dhe miliarderja e kazinove Miriam Adelson planifikon të ndihmojë në financimin e një organizate të madhe për të mbështetur Donald Trump-in, ndërsa ai kërkon të mbyllë hendekun e tij financiar me presidentin Joe Biden.

Adelson po planifikon të luajë një rol të madh në financimin e “Mbojmë Amerikën”, një organizatë pro-Trump e themeluar gjatë fushatës së rizgjedhjes së ish-presidentit në zgjedhjet e vitit 2020. Grupi tani po rikonstituohet për të ndihmuar kandidaturën e Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, sipas një personi me njohuri të drejtpërdrejta për planet e saj, të cilit iu dha anonimiteti për të folur lirshëm.

Se sa është shuma që do dhurojë Adelson për organizatën nuk është ende e qartë, megjithëse personi i njohur me planet e saj tha se grupi priste të shpenzonte më shumë se sa bëri katër vjet më parë kur Adelson dhe burri i saj i ndjerë, Sheldon, dhuruan 90 milionë dollarë për “Mbrojmë Amerikën”. Fondet e tyre përbënin rreth 85 për qind të asaj që organizata mblodhi në total.

Adelson, e cila është aksionere kryesore e “Las Vegas Sands” dhe që gjithashtu ka shumicën e aksioneve në “Dallas Mavericks” me dhëndrin e saj, ka një vlerë neto prej 33.3 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Investimi i pritshëm i Adelson përfaqëson një nxitje të madhe për Trump-in, i cili e ka kultivuar atë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të sjellë donatorë të mëdhenj të republikanëve në mbështetje të tij.

Ish-presidenti është takuar me Adelson disa herë muajt e fundit dhe gjithashtu ka folur me të në telefon, sipas një personi tjetër të njohur me bisedimet. Adelson vendosi të largohej nga zgjedhjet paraprake republikane, pavarësisht se u josh nga një numër kandidatësh.

Trump ka kërkuar të plotësojë një hendek të konsiderueshëm në mbledhjen e fondeve me Biden dhe po mbështetet te donatorët e mëdhenj për ndihmë. Deri në fund të prillit, llogaria e fushatës së Biden-it kishte 84 milionë dollarë, krahasuar me 49 milionë dollarë për Trump.

Marrëdhënia e Adelson-it me Trumpin shtrihet shumë vite më parë. Miriam dhe Sheldon u ulën në tribunë në përurimin e Trump në vitin 2017, dhe në vitin 2018 Trump i dha Miriam, një mjeke e specializuar në rehabilitimin e varësisë nga droga, Medaljen Presidenciale të Lirisë. Në një reportazh të Politico të vitit 2021 për veprimtarinë politike të Miriam Adelson, Trump e vlerësoi atë si një “grua të mrekullueshme që burri i saj e donte shumë dhe, në të njëjtën kohë, e respektonte për inteligjencën e saj të madhe”.

Dave Carney, një strateg i vjetër i Partisë Republikane që këshillon guvernatorin e Teksasit Greg Abbott dhe ka punuar më parë për një numër kandidatësh presidencialë, do drejtojë organizatën. Carney është i njohur për taktikat e tij agresive politike. Guvernatori i Teksasit, Dan Patrick, një aleat i ngushtë i Trump, i cili mori pjesë në gjyqin e javës së kaluar ndaj Trump-it, e vlerësoi Carney-n në një deklaratë si “një asset me përvojë, me njohuri të thella në drejtimin e garave të mëdha, në qindra milionë dollarë”.

Gjatë fushatës 2020, “Mbrojmë Amerikën” u mbikëqyr nga Chris LaCivita. LaCivita tani po shërben si menaxher i bashkëfushatës së Trump dhe nuk është më aktiv me organizatën.

“Joe Biden po shkatërron vendin tonë me çmime të larta, kufijtë e hapur dhe dobësi në politikën e jashtme. Ne do bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndaluar atë dhe për ta kthyer presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë për ta vënë Amerikën në radhë të parë edhe një herë”, tha Carney në një deklaratë.

Ata që janë të njohur me planet e “Mbrojmë Amerikën” thonë se grupi pritet të mbledhë para nga donatorë të tjerë përveç Adelson. Ndërsa çifti Adelson i dha grupit shumicën dërrmuese të fondeve të tij në vitin 2020, ai gjithashtu tërhoqi çeqe nga donatorë të tjerë të mëdhenj të republikanëve, duke përfshirë investitorin Warren Stephens, biznesmenin Ronald Cameron dhe ekzekutiven e ndërtimit Diane Hendricks. Në total, organizata tërhoqi kontribute nga gati njëqind njerëz, sipas të dhënave të financimit të fushatës.

Ashtu si bashkëshorti i saj i ndjerë Sheldon, Adelson e lindur në Tel Aviv ka qenë prej kohësh një mbështetëse e hapur e Izraelit. Adelson, e cila është botuese e gazetës “Israel Hayom”, e krahasoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit me sulmet terroriste në SHBA-së më 11 shtator 2001 në një fjalim në fund të vitit të kaluar.

“Mbrojmë Amerikën” do jetë një nga disa organizatat pro-Trump. Mjeti kryesor ka qenë MAGA Inc., një organizatë në të cilën Trump është shfaqur në ngjarjet e mbledhjes së fondeve dhe e cila mbikëqyret nga aleati i Trump, Taylor Budoëich.

Një organizatë e theneluar së fundmi është “Right for America”, e cila financohet nga miku i Trump dhe ish-ekzekutivi i “Marvel Entertainment”, Ike Perlmutter. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një ish-kundërshtar kryesor i Trump, i cili tani po rivendos marrëdhëniet e tij me ish-presidentin, ka ndihmuar në mbledhjen e parave për “Right for America”.

 Politico

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook