Lidhu me ne

Mix

Rregulla efikase që parandalojnë kancerin

Runing Images – Browse 52,435 Stock Photos, Vectors, and Video | Adobe Stock

Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin ka publikuar raportin e fundit, ku jepen udhëzime për të minimizuar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

Mbani peshën e duhur – Është shumë e rëndësishme të shmanget mbipesha dhe obeziteti. Pikërisht mbipesha është një prej shkaqeve të 12 tumoreve.

Lëvizni më shumë – Ecni sa më shumë dhe mos rrini gjatë ulur. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik mbron kundër kancerit të zorrës dhe gjoksit. OBSH në rekomandimet e saj këshillon 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë ose 75 minuta aktivitet intensiv.

Hani drithëra, fruta dhe perime – Duhet mesatarisht 30 gram fibra dhe 400 gramë fruta dhe perime në ditë.

Kufizoni ushqimin e shpejtë – larg hamburgerëve, pulës së skuqur, patateve të skuqura dhe pijeve kalorike apo të sheqerosura. Këto lloj ushqimesh industriale kanë zakonisht vlerë energjetike të madhe, por vlera ushqyese të reduktuara.

Kufizoni mishin e kuq dhe të përpunuar – produkte si sallami, proshuta, etj., duhen shmangur. Nëse konsumohet mish i kuq, jo më shumë se tre porcione në javë, rreth 300-350 gr.

Thojini jo alkoolit – studimet kanë treguar se alkooli mund të bëhet shkak për kancerin e gojës, grykëve, ezofagut, mëlçisë, zorrës, gjoksit dhe stomakut.

Mos përdorin integratorë ushqimorë –  nuk ka ende asnjë provë shkencore se integratorët ushqimorë mund të reduktojnë rrezikun e kancerit. Për shumicën e studiuesve, këtë rol e luajnë më mirë ushqimet e shëndetshme.

Ushqeni fëmijët me gji – ushqyerja me gji mbron edhe nënën nga rreziku i kancerit, por edhe fëmijët nga mbipesha, diabeti dhe disa forma të tumoreve.

Nëse diagnostikoheni, ndiqni këshillat e mjekut – personat që e fitojnë betejën me kancerin duhet të ndjekin një regjim ushqimor dhe program të aktivitetit fizik, të hartuar nga specialistët e fushës.

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook