Mix
Donald Trump pas gjyqit penal: As Nënë Tereza nuk mund t’i rrëzonte këto akuza
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump foli për mediat jashtë sallës ku mbahet gjyqi ndaj tij për blerjen e heshtjes së porno yllit amerikan, Stormy Daniels.
77-vjeçari sulmoi gjyqtarin dhe presidentin aktual amerikan, Joe Biden, raporton Skynews.
“Nënë Tereza nuk mund t’i rrëzonte këto akuza”, thotë ai, duke pretenduar se gjyqi është i montuar, dhe shtoi se “është një situatë shumë e turpshme”.
Ai e mbyll prononcimin me një thirrje tubuese për zgjedhjet e 5 nëntorit, duke e cilësuar atë “ditën më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Ndërkohë ky gjyq është i montuar, faleminderit”, tha Trump.
Kandidati për president akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.