Mix
Ky është ushqimi i preferuar i Taylor Swift!
I gjithë Madridi është i mobilizuar dhe është gati për Taylor Swift, me më shumë se 100 kamionë të nevojshëm për dy shfaqjet që ajo do të japë në stadiumin Santiago Bernabéu. Këngëtarja amerikane është një fenomen me një numër aq të lartë fansash sa është vështirë për t’i përballuar.
Por përtej gjithë suksesit të saj, shumë pyesin gjithashtu se cilat janë pjatat e saj të preferuara. Siç ka shpjeguar tashmë artistja në një intervistë për “Vogue”, pija e saj e preferuar është padyshim kafja, ndërsa nëse do t’i duhej t’i përmbahej një lloj ushqimi do të zgjidhte ushqimin e shpejtë, konkretisht kroketa pulash.
Turneu i Taylor Swift’s, i cili pritet të bëhet turneu me fitimet më të larta ndonjëherë, ka qenë kryefjalë e mediave jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për kostot marramendëse pas prodhimit të tij.
Sipas burimeve të brendshme që folën me US Sun, investimi i Swift në flokë, grim dhe kostume vetëm për pjesën evropiane të turneut arrin në 4,3 milionë dollarë.
Ashtu si organizimi i një ngjarjeje të madhe sportive ndërkombëtare, skuadra e Sëift kalon nëpër sfida komplekse për të siguruar që gjithçka të funksionojë pa probleme. Turneu, i cili përfshin 161 shfaqje në mbarë globin me 51 në Evropë, kërkon planifikim të përpiktë dhe burime të konsiderueshme financiare.