Mix
Kush do ta fundosë Puff Diddy? Të tjera akuza për dhunë seksuale ndaj reperit të njohur
Beteja ligjorë vazhdon për reperin e njohur, Sean Combs. Vetëm disa javë pasi CNN zbuloi videon shqetësuese në të cilën Didi godet bashkëjetuesen e tij, një tjetër denoncuese ka dalë në skenë.
April Lampros ka folur për dhunën seksuale të ushtruar nga këngëtari i njohur. E gjitha ndodhi në vitin 1994, koha kur Lampros aspironte të bëhej modele e njohur dhe për të cilën Diddi i kishte premtuar një të ardhme në atë industri. Diddi i shkruante shpesh letra urimi, kartolina dhe e ftonte atë për festime të ndryshme.
Por sjellja e Diddit po ndryshonte me kohën. Ai po bëhej akoma më agresiv duke çuar edhe në përdhunim ndaj April Lamprosa. Ajo tha se, reperi përdori tërë fuqinë e tij për të kontribuar në të ardhmen e modeles. Por një ndodhi e shëmtuar ndodhi pranë një Garazhi në New-York. Diddi e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe veprime të tjera jo etike.
Lampros thotë se tërë kohën afër Diddit ka qenë një ferr. Ajo u mundua të shpëtonte pas një lidhje disa vjeçare me të. Kur ndarja nga këngëtari po bëhej zyrtare, Diddi e dhunoi modelen dhe të gjitha këto në periudhën kur reperi i njohur ishte në një marrëdhënie me këngëtaren e njohur Jenifer Lopez.
Abuzimi me Kesie Ventura është një përsëritje për Sean Combs. Në një postim në rrjetin social Instagram, Ventura bëri deklaratën e saj të parë këtë javë duke theksuar: Dhuna e vazhdueshme është çështja. Më ndryshoi personalitetin tim në diçka që nuk e kisha menduar kurrë.
Avokatë dhe ekspertë ligjorë shprehen për CNN se pak gjasa ka që Diddi të dënohet, për shkak të mangësive në precedentet e mëparshëm për të dënuar artistët e njohur.