Lidhu me ne

Temporal

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane.

Zëri i Amerikës i hedh një vështrim historisë së dy partive.

Partia Demokrate

Partia Demokrate njihet si mbështetëse e një roli më të madh të qeverisë federale në jetën e vendit dhe e politikave sociale.

Sifoqoftë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Më 1792 Thomas Jefferson-i dhe James Madison-i, themeluesit e Partisë Demokrate-Republikane, e cila më vonë u bë Partia Demokrate, synonin zvogëlimin e rolit të qeverisë federale dhe përfshirjen e më shumë njerëzve në proceset demokratike.

Më 1829, Presidenti Andrew Jackson i zgjeroi më tej këto parime. Ai donte tkurrjen e mëtejshme të qeverisë federale dhe zgjerimin e të drejtës së votës nga pronarët e tokave edhe tek burrat e bardhë të të gjitha shtresave social-ekonomike.

Burrat afrikano-amerikanë nuk e fituan të drejtën e votës edhe për 41 vite të tjera, kur u miratua Amendamenti i 15-të. Gratë, u desh të prisnin edhe 91 vite të tjera për të drejtën e votës, deri në miratimin e Amendamentit të 19-të. Ligji për të Drejtën e Votës që hoqi të gjitha pengesat për votuesit afrikano-amerikanë nuk u miratua edhe për 136 vite të tjera.

Në fushatën e suksesshme presidenciale të Andrew Jackson-it e ka origjinën simboli i Partisë Demokrate – gomari. Rivalët e tij e quanin atë “gomar”, ndërsa ai dhe mbështetësit e tij e përvetësuan kafshën si simbol.

Më 1860, gjatë fillimit të Luftës Civile, Partia Demokrate u nda në baza gjeografike. Demokratët e veriut dhe ata të jugut që nuk pajtoheshin mbi skllavërinë dhe Unionin.

Pas humbjes së “Jugut” në Luftën Civile të vitit 1865, Partia Demokrate humbi rëndësinë kombëtare për disa breza, ndërsa Partia Republikane e Presidentit Abraham Lincoln dominoi skenën politike.

Më 1912, kur president u zgjodh demokrati i parë nga jugu, që pas Luftës Civile, partia nisi të bëhet më progresiste. Presidenti Woodrow Wilson forcoi ligjet federale të punës dhe mbështeti të drejtën e grave për të votuar, që u ratifikua më 1920.

Demokratët rifilluan të dominojnë sërish jetën politike gjatë “Depresionit të Madh”, kur Presidenti Franklin Roosevelt zgjeroi rolin e qeverisë federale përmes një serie programesh në kuadër të asaj që njihej si “Marrëveshja e Re”.

Shumë votues afrikano-amerikanë kaluan tek Partia Demokrate për shkak të politikave të Presidentit Roosevelt.

Demokratët vazhduan ta kontrollojnë skenën politike për 50 vitet e ardhshme, ndërsa partia filloi të lëvizë drejt politikave majtiste.

Më mesin e viteve ‘60, Presidenti Lyndon Johnson miratoi ligjin për të drejtat civile dhe disa programe të mëdha sociale. Kjo ngjalli pakënaqësi tek demokratët e jugut, shumë prej të cilëve iu bashkuan Partisë Republikane.

Gjatë dekadave të fundit, demokratët dhe republikanët janë shkëmbyer si presidentë.

Barack Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan, e zgjeroi më tej rolin e qeverisë duke miratuar programin e sigurimeve të përballueshme shëndetësore, të njohur si “Obamacare”.

Presidenti Joe Biden, i cili mori detyrën gjatë pandemisë, miratoi një paketë ndihme për COVID-19 me një vlerë prej 1.8 trilionë dollarësh, një ligj për infrastrukturën prej 1.2 trilionë dollarësh dhe një nismë prej 369 miliardë dollarësh për klimën.

Partia Republikane

Partia Republikane njihet si mbështetëse e një qeverie më të vogël federale dhe e politikave konservatore.

Sifoqoftë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Partia u themelua më 1854 nga ‘Veriorët’ që kërkonin një qeveri federale më të fortë për të kundërshtuar zgjerimin e skllavërisë drejt shteteve perëndimore.

Kandidati i dytë i partisë për president, Abraham Lincoln, fitoi presidencën më 1860 dhe u angazhua për ruajtjen e Unionit dhe pëpr t’i dhënë fund skllavërisë.

Pas fitores së ‘Veriut’ në Luftën Civile, Partia Republikane dominoi politikën e vendit për 70 vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe, partia mbrojti zgjerimin e rolit të shtetit federal.

Udhëheqësit e partisë mbështetën po ashtu amendamentin e 15-të, që u garantonte burrave afrikano-amerikanë të drejtën për të votuar.

Mbizotërimi i partisë në jetën e vendit pësoi rënie gjatë periudhës së “Depresionit të Madh”. Demokratët akuzuan politikat pro-biznesit të republikanëve për krizën e thellë ekonomike.

Për 50 vitet e ardhshme, demokratët kontrolluan politikat kombëtare, me vetëm një president republikan në pushtet.

Republikanët u përgjigjën me politika konservatore kundër nismës së demokratëve për zgjerimin e qeverisë federale që nisi gjatë “Depresionit të Madh”.

Ndryshimet e politikave të partive sollën ndryshime demografike, afrikano-amerikanët kaluan tek Partia Demokrate dhe shumë të bardhë në jug kaluan te Partia Republikane.

Në vitet 1980, Presidenti republikan Ronald Reagan, fitoi bindshëm me politikat e tij.

Gjatë dekadave të fundit, demokratët dhe republikanët janë shkëmbyer si presidentë.

Presidentët republikanë George W. Bush dhe Donald Trump mbrojtën një rol edhe më të vogël të qeverisë federale dhe lëvizën drejt politikave më të djathta konservatore./ VOA

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix5 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix5 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix6 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix6 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix6 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix6 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix6 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix6 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix7 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook